E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tatimet-fushatë kundër shkelësve për të drejtat e autorit

 

Drejtoria e Policisë Tatimore njoftoi se ka nisur një fushtaë kontrolli për zbatimin e të drejtave të autorit në disa rrethe të vendit. Tatimet njoftuan se gjatë kontrolleve të fundit janë verifikuar rreth 10 subjekte riprodhues dhe tregtues të CD-ve dhe DVD-ve me muzikë, filma të ndryshëm dhe softe informatike, të cilat kanë shkelur ligjin duke riprodhuar dhe tregtuar këto materiale pa pasur të drejtën e autorit. Nga kontrollet e ditëve të mëparshme janë gjobiturmë shumë se 20 subjekte, të cilëve u janë sekuestruar dhe materialet pirate. Tatimet deklarojne se të gjitha subjektet e gjetura në shkelje të këtij ligji janë gjobitur po sipas penalizimeve të përshkruara në ligj, madje u është kërkuar të nënshkruajnë kontratat përkatëse me shoqatat e administrimit kolektiv të së drejtës së autorit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›