E Diel, 1 Nëntor 2026

Rekordi, mbi 740 000 latino-amerikanë lajnë njëkohësisht duart

UASHINGTON- Më tepër se 740 000 peruanë, meksikanë dhe argjentinas vendosën një rekord të ri botëror të njohur nga organizata Giness për numrin më të madh të personave të cilët lajnë duart në të njëjtën kohë, njoftoi Organizata panamerikane e Shëndetësisë, OPS.
Rekordi i mëparshëm ishte ai i vitit 2009 në Bangladesh kur 52 970 persona kanë larë duart në të njëjtën kohë, bëri të ditur OPS.
Rekordi i ri është arritur më 14 tetor dhe është njohur tashmë nga organizata e rekordeve Guinness.
Peruja mobilizoi 604 246 persona, Meksika 134 790 dhe Argjentina 1 834, duke arritur në 740 870 individë të marrë së bashku.
OPS ishte iniciatorja e kësaj iniciative në kuadrin e fushatës së saj për reklamimin e higjenës dhe rëndësisë së larjes së duarve në kontinent.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›