E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkoder ministria bllokon impiantet peshkonin me dinamit

Ministria e Mjedisit dhe strukturat e saj per mbrojtjen e pasurise natyrore kane bere te mundur bllokimin e 12 impianteve te peshkimit ne Liqenin e Shkodres dhe pergjate lumit Buna. Peshkataret me ane te instalimit te mjeteve fikse kishin bere te mundur qe te ndalonin levizjen e peshkut duke e mbajtur me pas me rrjeta. Aksioni i Inspektoratit te Peshkimit Rojeve Mjedisore dhe Policise se Shtetit kane zbuluar se 12 binaret e vendosur ne uje ndalonin hyrje-daljen e peshkut ne liqen me ane te rrjetave te vendosura rreth tyre. Nga zyra e shtypit ne Ministrine e Mjedisit njoftohet se behet fjale per qindra e qindra metra me rrjeta te cilat jane te vendosura ne keto instalime fikse te cilat jane te ndaluara me ligj. Inspektoret kane shkaterruar 3 nga 12 instalime te konstatuara ne liqen dhe po punohet per shkaterrimin e instalimeve te tjera fikse. Gjithashtu inspektoret jane duke punuar edhe per identifikimin e personave qe kane vendosur keto instalime fikse. Vec kesaj metode per kapjen e peshkut ne Liqenin e Shkodres jane konstatuar edhe probleme te tjera si peshkimi me dinamit kryesisht ne derdhjen e Bunes apo peshkimi me gjenerator ne Liqenin e Shkodres. Ministria e Mjedisit i ka kushtuar nje rendesi te vecante Liqenit te Shkodres dhe lumit Buna.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›