E Diel, 1 Nëntor 2026

Myslimanet cfare fshihet pas sherrit ne KMSH

Radikalizmi eshte etiketuar si arsyeja kryesore e sherrit ne KMSH

Radikalizim tentative per uzurpim apo pronat Arsyeja qe gjendet pas sherrit te fundit ne Komunitetin Mysliman te Shqiperise nuk duket e qarte ne horizont. Dy grupimet jane te ndara nga njera ane Selim Muca pretendon se sfiduesit e tij po veprojne vetem per arsye karrieriste dhe nga ana tjeter Betim Truci dhe Ilir Vokshi perdorin si argument te tyrin radikalizimin e disa myslimaneve ne vend te cilet sipas tyre Selim Muca i ka neglizhuar ose me keq i ka perkrahur.

Kundershtaret e kahershem si te Selim Muces edhe dyshes Truci-Vokshi te cilet tentuan moszgjedhjen e tyre ne vitin 2009 mendojne se jane pronat shkaktari kryesor i ketij debati. Nderkaq Komiteti i Kulteve nuk eshte shprehur ende per sherrin e ri ne institucionin qe gjate viteve te fundit ka pare shume sherre ne brendine e vet ndonese burime nga te dyja kampet pohojne nen ze se i favorizuar eshte Selim Muca.

Dy Keshilla te Pergjithshem

Ne kete mori ngjarjesh te njepasnjeshme sot eshte thirrur Keshilli i Pergjithshem i Komunitetit Mysliman i cili eshte i vetmi organ qe mund te miratoje shkarkimet e hedhura sa andej-kendej nga perfaqesues te ndryshem te KMSH-se. Por ajo cka e ben me te veshtire situaten eshte se te dy personat qe pretendojne se jane kryetare te ligjshem te Komunitetit pra Haxhi Selim Muca dhe Ilir Vokshi kane thirrur Keshillin e Pergjithshem i pari tek Medreseja ne Tirane dhe i dyti ne Kavaje.

Situata nderlikohet duke pare statutin e Komunitetit Mysliman ku thuhet qarte se vetem mbledhja me dy te tretat e anetareve te saj mund te miratoje shkarkimet nderkohe qe duket se asnjera nuk do te arrije kete qellim ndonese burime prane KMSH-se bejne te ditur se kryesia nen Haxhi Selim Mucen ka me shume perparesi dhe se jane konfirmuar rreth 60 delegate a me shume nga rreth 90 te tille qe ka Keshilli i Pergjithshem.

Lidhja e Hoxhallareve

A eshte ekstremizmi i shfaqur nga disa imame arsye per kete debat Sipas ish sekretarit te Pergjithshem Betim Truci dhe ish kryetarit te Keshillit te Pergjithshem e tashme kryetar i perkohshem i KMSH-se apo i shkarkuar nga cdo funksion sipas kendveshtrimit Ilir Vokshi pergjigja eshte po. Madje ne deklarimet e tyre mediatike ata i kane meshuar kesaj teze duke e akuzuar Selim Mucen per neglizhence.

Rreth pese muaj me pare nje grupim hoxhallaresh ne Kavaje te cilet deklaruan se nuk kane asnje lidhje me KMSH-ne shpallen krijimin e Lidhjes se Hoxhallareve e cila u cilesua si vehabiste nga nje pjese e KMSH-se. Sipas tyre atehere Haxhi Selim Muca nuk reagoi per kete ceshtje dhe se per arsye te neglizhences apo per shkak te mbeshtetjes i la te lire te vepronin. Muca nuk luajti nje rol per unifikimin e besimtareve myslimane dhe injorimin e nje strukture tjeter paralele ndash deklaroi Ilir Vokshi ne lidhje me kete ceshtje.

Por per ish kryetarin Haxhi Selim Muca dicka e tille rezulton e pavertete pasi ne lidhje me kete ceshtje asgje nuk eshte bere publike. Sipas tij Lidhja e Hoxhallareve u njoftua ne muajin shtator edhe pse mbledhja ishte bere ne prill dhe veprimi i tij i pare ishte kerkesa per informacion nese ne mbledhje ishin hoxhallare te KMSH-se apo vetem te huaj. Ne do tu kerkojme ketyre myftinjve te zgjedhin ndash tha ai nese vertetohet se ka pasur rrogetare te KMSH-se ne kete mbledhje.

Ilir Hoxholli ish-anetar i Keshillit te Pergjithshem si perfaqesues i Xhamise se Rruges se Kavajes thote se unifikimi i myslimaneve eshte detyre e KMSH-se dhe se dicka e tille nuk duket se eshte arritur nga drejtuesit e Komunitetit. Ne fakt drejtues te komunitetit nuk jane vetem Selim Muca por edhe Betim Truci dhe Ilir Vokshi dhe pergjegjesia bie mbi te gjithe ndash tha ai.

Myftiu i Lushnjes

Debati i dyte i radikalizimit islam per Trucin dhe Vokshin ka te beje me rastin e myftiut te Lushnjes i cili u shoqerua ne polici ne lidhje me para me origjine te dyshimte nga Arabia Saudite. Historia e tij nisi vetem pak dite me pare gjate muajit te Ramazanit kur nje student i kthyer nga Arabia Saudite u kap nga agjentet doganore me nje shume prej 50 mije dollaresh kesh nderkohe qe nuk mund te transportosh me shume se 10 mije dollare ne kesh sipas ligjit.

Studenti gjate shoqerimit ne polici pohoi se keto para do tia jepte myftiut te Lushnjes Tomor Borici duke e futur ne vallen hetimore edhe ate. I shoqeruar ne polici Borici deklaroi se nuk kishte lidhje me ato para dhe se nuk e dinte origjinen e tyre nderkohe qe studenti kishte deklaruar se ato i ishin dhene atij per myftiun por nuk e dinte nese kishte njohuri ky i fundit per kete transferte.

Haxhi Selim Muca tha se kjo eshte nje ceshtje per te cilen nuk mund te fliste pa perfunduar hetimet nga organet kompetente por deklaroi se eshte marre mase per pezullimin e myftiut deri ne zbardhjen e plote te ngjarjes. Nga ana e tij Ilir Vokshi deklaroi se kjo mase ishte provizore pasi Muca nuk kishte thirrur Keshillin e Pergjithshem qe e konfirmon nje akt te tille.

Uzurpimi

Por keto akuza e lene indiferent Haxhi Selim Mucen i cili deklaron se ka ndermarre te gjitha masat e nevojshme per te krijuar nje situate ku rrymat ekstremiste te mos kene vend dhe nga ana tjeter i meshon faktit se edhe dy sfiduesit e tij ish kryetari i Keshillit te Pergjithshem Ilir Vokshi dhe ish sekretari i Pergjithshem Betim Truci kane pasur poste drejtuese e si pasoje kane qene influencues nese do te shihnin se dicka nuk shkonte mire pikerisht kur beheshin mbledhje te kryesive ne lidhje me keto ceshtje.

Nga ana tjeter ai i akuzon Trucin dhe Vokshin per tentative per uzurpim sipas tij per arsye te perfitimit personal dhe madje shkon edhe me tej duke futur ne loje vrasesit e Salih Tivarit sekretarit te ndjere te Komunitetit Mysliman i cili u gjend i vdekur ne zyren e tij pak vite me pare. Duke rifutur ne loje nje ceshtje qe ka qene me e renda ne morine e perplasjeve ne komunitet dhe keto perfitime duket se kane te bejne me sherrin e kahershem ne te... pronat.

Pronat

Ilir Hoxholli kundershtar i ashper perpara nje viti i rizgjedhjes se Haxhi Selim Muces ne krye te KMSH-se mendon se jane pikerisht pronat qe i kane ndare miqte dikur te afert sic i cileson drejtuesit e bashkeshkarkuar te KMSH-se. Duke ndjekur zhvillimet nga larg kam pershtypjen se kjo perplasje vjen si pasoje e ceshtjeve ekonomike qe nuk kane arritur ti zgjidhin mes tyre. Shkelje statutore ne KMSH kane ndodhur gjithnje dhe ne to kane ndikuar si Haxhi Selim Muca edhe Betim Truci me Ilir Vokshin keshtu qe kjo nuk duket se qendron si argument. Sherri per pronat i vazhdueshem ne KMSH eshte nje variant qe duhet te kihet parasysh ndash thote ai.

Te gjithe kreret e KMSH-se jane akuzuar per ceshtje te shitblerjeve korruptive te pronave ne kohe te ndryshme. Madje edhe vrasja e Tivarit per shkak te ketyre interesave eshte hedhur si hipoteze. Nje vit me pare ish-nenkryetari i KMSH-se Sali Rusheku i shkarkuar me pompozitet hodhi pikerisht kete teze per sherrin e atehershem ne KMSH.

Rasti konkret 1500 metra katrore te truallit ne qender te Tiranes behet fjale per godinen e biznesit ngritur shume prane selise se Partise Demokratike e dispononte Komuniteti Mysliman. U shit kjo prone me nje cmim tejet qesharak 824 euro per meter katror. Referencat qe paraqiteshin nga ana e kryetarit nuk perkonin me referencat e cmimit te tregut. Debatet linden per menyren se si ekzistonte tendenca nga ana e tij per te uzurpuar administrimin dhe te drejten per tjetersimin e pronave ndash kishte deklaruar ai per nje te perditshme.

Shteti

Ne kete mes duket se shteti nuk ka mbajtur qendrim ndaj nje sherri te perseritur ne Komunitetin Mysliman. Komiteti i Kulteve ka qendruar asnjanes duke respektuar pavaresine e Komunitetit Mysliman Shqiptar dhe duke mos deklaruar se kush eshte apo kush nuk eshte kryetar i tij. Te dy personat qe deklarojne se kryesojne KMSH-ne i kane derguar prokurorise padite e tyre per shkelje te statutit dhe uzurpim te vules apo zyrave perkatesisht.

Por autoritetet shteterore ende nuk kane deklaruar qendrimin e tyre. Megjithate burime nga KMSH-ja dhe nga te dyja kampet pohojne nen ze dhe jo zyrtarisht se kryetari aktual Selim Muca shihet si me i mundshmi per te marre mbeshtetjen e terthorte te shtetit dhe kjo sipas tyre duket edhe nga moslejimi i Trucit dhe Vokshit per tu futur ne mjediset e KMSH-se dhe mosnderhyrjes se autoriteteve ne ate cast.

Kush eshte kryetar

Por ajo qe eshte me e rendesishmja eshte se kush eshte kryetar aktual i KMSH-se me dy persona qe pretendojne se e mbajne kete post Haxhi Selim Mucen dhe Ilir Vokshin. Te dy pretendojne se mbledhjet e njeri-tjetrit ishin antistatutore dhe si pasoje edhe shkarkimet dhe emerimet e bera nga pala tjeter jane te pavlefshme.

Ne fakt sido qe te jete e verteta cdo shkarkim dhe emerim pas miratimit nga Kryesia e KMSH-se duhet qe te certifikohet nga Keshilli i Pergjithshem qe eshte organi kryesor vendimmarres ne KMSH. Si pasoje mbledhjet e sotshme te organizuara te Keshillit te Pergjithshem do te nxjerrin ne pah kush ka fituar lojen e nervave te diteve te fundit dhe betejen per kryesim.

Selim Muca duket se eshte favorit ne kete beteje pasi burime prane KMSH-se pohojne se ka mbeshtetjen e mbi 60 anetareve te Keshillit dhe se mund ndonese me veshtiresi te arrije mbledhjen e 2/3 te Keshillit te Pergjithshem dhe si pasoje te certifikoje vendimet e marra nga kryesia qe ai cileson si legjitime. Nese asgje e tille nuk ndodh pra nese askush nuk mbledh 2/3 e anetareve debati qe ka nisur ne KMSH duket se do te doje kohe qe te perfundojehellip

Aleatet e vjeter Vokshi Truci dhe Muca

Nderkohe qe sot duket se jane armiqte kryesore te njeri-tjetrit Selim Muca Betim Truci dhe Ilir Vokshi kane qene aleate te forte gjate viteve te fundit. Te tre i perkasin rrymes tradicionale ne Komunitetin Mysliman Shqiptar dhe qe tentojne te ruajne ritet tradicionale te pacekura nga rrymat e tjera ne vend qe i meshojne me se shumti modelit te Arabise Saudite dhe si pasoje shkollave te ndryshme juridike ne ndryshim nga rryma Hanefi qe cilesohet edhe me liberalja.

Ne vitin 2005 per nje muaj rresht ne Komunitetin Mysliman u zhvilluan nje sere debatesh ne lidhje me ndryshimet statutore. Ne fund te ketyre debateve me 15 maj te atij viti Keshilli i Pergjithshem vendosi qe te mos ndryshonte nenin 2 te statutit qe permban medhhebin drejtimin e Komunitetit Mysliman. Ne kete menyre medhhebi Hanefi qe eshte ne fuqi prej periudhes otomane u ruajt per myslimanet shqiptare cka ishte kerkuar te ndryshonte nga disa anetare te rrymes se ndikuar nga bota arabe. Ne ate kohe tre protagonistet e sotshem u cilesuan dhe me te drejte si kryesoret ne kete beteje.Per me teper nje vit me pare gjate mbledhjes se Keshillit te Pergjithshem per zgjedhjen e kryetarit te ri Haxhi Selim Muca u mbeshtet fuqishem tek kundershtaret e tij te sotshem te cilet ne betejen me ate qe quanin elementi radikal ne KMSH cka cilesohej si absurde nga kundershtaret e tyre u bene nje per zgjedhjen e Selim Muces ne krye te Komunitetit.

Sherret ne KMSH

Sherret ne Komunitetin Mysliman kane qene gjithnje ne lidhje me dy arsye. Ne radhe te pare pronat kane qene qender e debatit duke futur ne sherr te gjithe me te gjithe ne komunitet pasi KMSH eshte pronari i dyte me i madh ne vend pas shtetit shqiptar. Se dyti eshte rryma e Islamit tradicional perballe Islamit te ri te influencuar nga vendet arabe qe ndonese ne thelb jane te dyja besime te pakundershtueshme dhe kendveshtrime te Islamit bejne dallim ne formen qe e shfaqin dicka te tille.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›