E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, miratohet buxheti 2009 i bashkisë, 224 milionë lekë investime

/>Ndryshe nga vitet e tjera, buxhti i Bashkisë së Shkodrës për vitin 2009, është miratuar që në fillim të tij. Buxhti i vitit 2009 ka hyrë në fuqi që më 1 janar të këtij viti, ku që prej kësaj date e deri më 31 dhjetor të vitit 2009, është parashikuar dhemiratuar që bashkia të shpenzojë 764 milionë e 961 mijë lekë të reja. Në këtë shumë përfshihet i gjithë aktiviteti i bashkisë, ku bëjnë pjesë pagat, sigurimet shoqërore, shpenzimet operative, subvencionet, transferimet dhe investimet. Problemi më i rëndësishëm për qytetin e Shkodrës dhe banorët e tij në përdorimin e këtij buxheti lidhet me shpenzimet e parashikuara për investime. Të dhënat e buxhetit të ri flasin për investime të parashikuara e miratuara në vlerën e 224 milionë e 185 mijë lekëve ose 29.3 % e të gjithë shumës që bashkia ka për të shpenzuar gjatë vitit 2009. Këto investime janë programuar të bëhen në 4 drejtime si në shërbimet publike, ku janë parashikuar rreth 230 milionë. Për kulturën do të shpenzohen 3 milionë e 65 mijë lekë, për sportin 108 mijë lekë, për arsimin 12 milionë e 200 mijë lekë, për shëndetësinë 1 milion e 110 lekë dhe për administratën e bashkisë 4 milionë e 690 mijë lekë. Burimet nga do ti sigurojë Bashkia e Shkodrës këto të ardhura, janë buxheti i shtetit me 346 milionë e 361 mijë lekë, ndërsa 418 milionë e 600 mijë lekë do të jenë të ardhura nga vetë bashkia nëpërmjet taksave vendore dhe aktiviteteve të tjera ligjore që kryhen në territorin e qytetit të Shkodrës. Drejtuesit e Bashkisë së Shkodrës kanë deklaruar se për vitin 2009 fondi i shpenzimeve është 13,5 % më i madh se në vitin 2008, ndërkohë të dhënat zyrtare për realizimin e investimeve për vitin 2008 akoma nuk kanë dalë. Të dhënat e buxhetit të ri të bashkisë flasin për investime të parashikuara e miratuara në vlerën e 224 milionë e 185 mijë lekëve, ose 29.3 % e gjithë shumës që bashkia ka për të shpenzuar gjatë vitit 2009.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›