E Diel, 1 Nëntor 2026

Pushteti vendor në Fier kërkon hua degën e infermierisë së Vloërs

/>Përpjekjet për të pasur arsim të lartë edhe në rrethin e Fierit, duket se do të realizohen gjatë këtij viti. Megjithëse Fieri nuk ka një universitet, këtë vit pritet që të huazohet dega e infermierisë së Universitetit të Vlorës. Kreu i Bashkisë Fier, Baftjar Zeqaj, ka bërë të ditur se studimet part-time do të nisin edhe në Fier dhe si degë e parë do të çelet ajo e infermierisë. Kreu i bashkisë, së bashku me prefektin e qarkut dhe kryetarin e këshillit kanë nënshkruar një marrëveshje, ndërsa i është dërguar kërkesa edhe kryeministrit, Ministrisë së Arsimit si dhe asaj të Punësim, nga të cilat pritet përgjigja. Kështu, pritet që brenda pak ditësh të nisin studimet mbështetur në Universitetin e Vlorës, pra në bazë të regjistrimeve të bëra në qytetin e Vlorës për sistemin part time në degën e infermierisë, do të nisin studimet në Fier. Kreu i bashkisë u shpreh se edhe pse ende nuk ka një infrastrukturë të gatshme, sërish ky vit do të jetë finalizues i premtimit disa vjeçar. "Jemi duke negociuar me rektorin e Universitetit të Vlorës, kemi bërë takime edhe me prefektin e Qarkut Fier është nënshkruar edhe një marrëveshje që të gjithë faktorët lokalë bien dakord për tu hapur një degë e Universitetit të Vlorës. Ky i fundit  do të nisë studimet me kohë të pjesshme për degën e infermierisë këto ditë dhe ne shpresojmë që në kjo degë të fillojë në Fier", u shpreh Zeqaj. Ndërkaq, sipas kryebashkiakut, e rëndësishme është që të çelet një degë edhe pse qytetarët fierakë kanë shpresuar prej vitesh të kenë një universitet që të dalë nga gjiri i tyre pra me një emër që i përket vetëm Fierit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›