E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder nderpritet votimi ne fshatin Kuc

Ndërpritet votimi në fshatin Kuc të rrethit të Shkodrës pas largimit të komisionerëve të Partisë Socialiste, ku komisionerët e majtë janë larguar nga qendra e votimit për shkak se nuk ndihen të sigurtë në vijimin e punës.

Ndërkohë Partia Demokratike ka bërë një padi për komisionerët dhe për deputetin Tom Doshi.

Kandidati i së majtës në komunën Gur i Zi thotë se komisionerët janë të rrezikuar. Incident është shënuar edhe në Vaun e Dejës, ku kandidati i PS është kërcënuar.

Deri më tani pjesëmarrja në votime është ende e ulët dhe situata në përgjithësi për qarkun është e qetë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›