Shkoder ne pranga dy grupe grabitesish
SHKODER- Dy grupe hajdutesh prej 7 personash ne zonen e Shkodres kane rene ne prangat e policise. Grupi i pare ishte njohur per vjedhjet e bicikletave ndersa grupi i dyte per vjedhjen e cantave te dores shtetaseve te ndryshme. Pasi arrestoi kater personat ne fshatin Hot i Ri dhe beri sekuestrimin e 50 bicikletave te gjetura ne banesat e tyre policia beri nje njoftim publik per te gjithe qytetaret qe te vijne ne ambientet e saj dhe te bejne njohjen e bicikletave te tyre. Policia tha se te arrestuarit jane Ndoj Pjetri 19 vjec David Gjolaj 21 vjec D. P. 15 vjec dhe A.Rr. 15 vjec te gjithe nga fshati Hot i Ri. Krahas grupit te bicikletave blute e Shkodres arrestuan edhe tre te tjere te cilet ishin kthyer ne tmerrin e qytetit pasi u grabisnin grave cantat nga dora. Eduard Docaj 22 vjec Ndue Ndreshaj 23 vjec dhe Gentjan Larushku 26 vjec bashkepunonin ne grabitjen e cantave. r.d