Listat, Rama: Mirënjohje atyre që treguan se përkatësia politike s’lidhet me karrigen
TIRANE - Pak ditë pas publikimit të listave zyrtare të kandidatëve, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama shpreh mirënjohjen e tij për deputetët që nuk u përfshinë në skuadrën e re të PS-së, por që janë shprehur të vendosur të kontribuojnë për Partinë Socialiste.
Përmes rrjetit social “Facebook”, Rama falënderon deputetët Et’hem Ruka, Gazmir Bizhga, Arben Isaraj, Eltar Deda, Qemal Minxhozi, Astrit Beci dhe Skënder Hasa, që sipas tij, po tregojnë se se përkatësia politike s’është e lidhur me karrigen. Në shkrimin e publikuar në rrjetet sociale, Rama nuk përmend asnjëherë emrin e Arben Malajt, i cili është shprehur se mbetet socialist pavarësisht faktit se u përjashtua nga listat e PS-së.
“Kam shumë mirënjohje sot për disa protagonistë të Partisë Socialiste që nuk u përfshinë në skuadrën e re kombëtare të Partisë Socialiste, Et’hem Ruka, Gazmir Bizhga, Arben Isaraj, Eltar Deda, Qemal Minxhozi, Astrit Beci, Skënder Hasa… Individë me personalitet dhe kontribute në PS të cilët publikisht apo privatisht, pavarësisht se as mund të ishin e as mund t’u kërkohet të jenë dakord me mospërfshirjen e tyre në skuadrën e re, një gjë e shprehën pa asnjë ekuivok: Partia Socialiste mbetet familja e tyre politike dhe fitorja e Partisë Socialiste mbetet qëllimi i tyre. I falenderoj sepse tregojnë që s’janë të gjithë njësoj dhe që përkatësia politike nuk është e lidhur me karrigen ku ulesh. I falenderoj sepse edhe pse u duhet të durojnë, atë që asnjë lojtar i vlefshëm nuk e duron dot pa trazim të brendshëm kur s’mund të jetë në kuadratin e fushës, prapëseprapë nuk po e humbasin as këtë rast për të treguar vlerën që ka për ta skuadra jonë dhe që anasjelltas, kanë ata për skuadrën tonë. I falenderoj edhe sepse pavarësisht rezervës që padyshim krijohet në një rast të tillë ndaj vendimmarrjes, nuk e kanë cënuar asnjë fije këtë vendimmarrje me qëndrimet e fjalët e tyre të rastit. FALEMINDERIT në emër të të gjithë socialistëve e progresistëve shqiptarë!”- shkruan Rama.
Shefi i opozitës nuk lë pa falënderuar edhe deputetë të tjerë, të cilët e kanë nisur garën të pozicionuar në vende të pafavorshme në lista.
“Mirënjohje edhe për të tjerë protagonistë të Grupit tonë Parlamentar në këto vite që pranuan me shumë ndjenjë skuadre ta fillojnë këtë ndeshje nga “stoli i rezervave”, duke qëndruar në listë në pozicione jo të sigurta fituese. Ilir Bejtja, Agim Leka, Alfred Dalipi, Ndrec Deda…FALEMINDERIT me zemër!”- përfundon Rama.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Fino: Largimi i Arben Malajt do të ketë kosto për PS-në