Shqiperia fiton 1- 0 ndaj Norvegjise ne Oslo ne eleminatoret e Boterorit
Shqipëria fitoi 1-0 ndaj Norvegjisë në Oslo për eleminatoret e kampionatit botëror të futbollit. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në pjesën e dytë nga Hamdi Salihi.
Skuadra e trajnerit Xhani De Biazi arriti ta përballojë shumë mirë ekipin vendas në çdo aspekt dhe mund të kishte shënuar më shumë se një gol.
Ky sukses bëri që Shqipëria të ngjitej në kuotën e 9 pikëve në renditjen e grupit E, duke qenë në vendin e dytë, në pozita të barabarta me Islandën dhe duke lënë prapa Norvegjinë që ka 7 pikë.