E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder nis sezoni turistik mijera vete ngjiten ne Kalane e Rozafes

Rozafa, nusja e më të voglit ndër tre vëllezër, u muros e gjallë në themelet e keshtjelles. Keshtu muret zune vend e qendruan jete e mot. 
Kete legjende duan ta degjojne te gjithe. 
Ndaj ne kalane Rozafa ne Shkoder, mberrijne kureshtare nga e gjithe bota.
Ndër më të mëdhate dhe më atraktivet në rajonin e Ballkanit mijera vete ne dite e vizitojne. Muzeu i Kalasë Rozafa me objekte nga periudha e neolitit e këndej mbart brenda vetës histori të lashtë qytetrimi.
Mozaiku dhe flamuri I vitin 1914 kur Shkodra u çlirua nga rrethimi jane objekte unike. 
E megjithate historia e murosjes së gruas vazhdon të mbetet thelbi i vizitës në kala…….
Per drejtorin e parkut Arkeologjik, Rozafa terheq turistet me cdo gje te sajen, nga legjenda e deri tek pozita gjeografike e saj. 
E ndërtuar në shekullin e katër para krishti në një Kodër Strategjike mbi qytetin aktual të Shkodrës me murët rrethuese në rreth 9 ha tokë,  ka qenë një qendër e fortifikuar ilire. 
Rozafa përmendet për herë të parë gjatë sundimit të mbretit Gent dhe historiani Tit Livi e quan vendi më i fortë i labeatëve. 
Emri i Kështjellës tregon mbajtjen e një premtimi, të Besës . 
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›