E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhdukja misterioze e dy femijeve 6 dhe 8 vjec

Prej tre vjetësh nuk arrin të shohë fëmijët e rrëmbyer nga ish bashkëshorti... 

Ka edhe ndërmjetësimin e INTERPOL-it dhe ambasadës Austriake, por policia shqiptare nuk ka asnjë përgjigje për vdendodhjen e tyre.

Isa dhe Mirjeta Matmuja tashmë duhet të jenë 6 dhe 8 vjeç. Sigurisht që ndjekin një shkollë apo frekuentojnë një ambulancë sa herë kanë probleme shëndetësore.

Por e ëma Anila, që tashmë mban mbiemrin e vajzërisë Nela, nuk u ndodhet pranë. Nuk mund të ndjekë ecurinë e tyre e në shkollë, apo të kujdeset për ta kur sëmuren. 

Anila ka vendosur edhe 10 mijë euro shpërblim për ata që kanë informacione për fëmijët, ka lënë edhe këtë mesazh në youtube.

Historia e saj është thuajse e njëjtë me mjaft vajza shqiptare, të cilën familja e saj në Kukës në vitin 2004 e martoi me shkuesi me një djalë po nga Kukësi, por emigrant në Austri.

Nga kjo kurorë në vitin 2005 dhe 2007 lindën dy fëmijët. 

Shpejt marrëdhëniet në çift për shkaqe qe sot duken fare qesharake nisën të ftoheshin derisa në vitin 2008 bashkëshorti Shaqir Matmuja, do e linte në Shqipëri pa dokumentat e udhëtimit Anilën dhe do largohej bashkë me 2 fëmijët.

Me kurajon e nënës, Anila arriti të shkonte në Austri ku hapi process për fëmijët, të cilët gjykata ia kthente asaj. Dhe fill pas vendimit Shaqiri në tetor të vitit 2010 largohet pa dresë bashkë me fëmijët në Kosovë.

Pavarësisht denoncimit për rrëmbimin e fëmijëve, Shaqir Matmuja ka hyrë me identitetin e tij në pikat e kalimit kufitar Kosovë-Shqipëri rregullisht deri në 18 janar të vitit 2011.

Për gjetjen e fëmijëve u angazhua edhe ambasada austriake, me takime të njëpasnjëshme në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, mund I cili deri tashmë është I shkuar dëm.

Policia deklaron se Shaqir Matmuja mund të ketë ndryshuar identitet, bashkë me 2 fëmijët. 

Pavarësisht se një arrati e tillë me fëmijët e vegjël për 3 vjet duhej të kishte lënë gjurmë, policia duket më shumë në pritje të ndonjë arrestimi të rastësishëm gjatë ndonjë kontrolli, sesa me një inestigim të mirëfilltë që mund të zbulonte vendodhjen e dy fëmijëve të rrëmbyer të Anilës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›