Shkodër, orteqet bllokojnë rrugënBogë-Theth, hapet pas pak ditësh
SHKODER - Brenda pak ditësh, rruga Bogë–Theth do të zhbllokohet nga dëbora. Konfirmimi ka ardhur nga drejtori i rrugëve rurale, Dedë Tonaj, i cili në një intervistë për mediat, ka sqaruar situatën në të cilën ndodhet ky aks rrugor, ku bllokimi ka ardhur si rezultat i shembjes së disa orteqeve me dëborë që e kane lënë të izoluar këtë zonë.
Rruga Bogë –Theth në zonën e Dukagjinit është një nga segmentet me të rrezikshme, jo vetëm për shkak të lartësisë së saj me mbi 1000 metër mbi nivelin e detit, por përbën një rrezikshmëri edhe nga orteqet, të cilët mund të rrezikojnë edhe jetë njerëzish. Tashme falë ndërhyrjes së Drejtorisë së Rrugëve Rurale, ky segment pritet të vihet në efiçencë të plotë, duke i hapur rrugë edhe vizitorëve, të cilët i drejtohen pikës turistike të Thethit, një prej perlave të natyrës shqiptare.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)