E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, palombarët e RENEAS nisin kërkimet për gjetjen e 2 kushërinjve

Gazeta Shqip

Foto ilustruese

Nisin kërkimet për gjetjen e dy kushërinjve Alfons dhe Paskualino Kolndrekaj, të cilët rezultojnë që dje të humbur, pasi makina me të cilin udhëtonin ra në ujërat e lumit Drin.

Në vendngjarje kanë shkuar dhe palombarët, të cilët po kërkojnë gjetjen e dy kushërinjve nga fshati Stajkë, i Komunës së Bushatit, të cilët dyshohen të kenë mbetur brenda në makinë. Operacioni i kërkimit dje u ndërpre për shkak të errësirës, ndërkohë që thellësia dhe uji i rrëmbyeshëm i lumit Drin vështirëson kërkimin.

Të afërmit e të rinjve, kanë deklaruar se kanë humbur kontaktet me familjarët e tyre, që prej mbrëmjes së 24 dhjetorit, ndërkohë mësohet se ata kishin dalë për të festuar vigjiljen e Krishtlindjes. Nga hetimet paraprake dyshohet se dy djemtë e xhaxhallarëve Alfonsi dhe Paskualino, përkatësisht 20 dhe 22 vjeç, janë mbytur.

26 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Shkodër, palombarët e RENEAS nisin kërkimet për gjetjen e 2 kushërinjve burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›