Thomaidha: Krishtlindje me familje myslimane Sonila Isaku
Ndryshim i tradites nga nje zone ne tjetren ne Shqiperi, eshte nje dukuri mjaft e njohur, por per Thomaidhen, e cila nga nje familje Ortodokse shkoi nuse vite me pare ne nje familje myslimane, nuk perbente asnje ndryshim. Keshtu, edhe sot qe ajo eshte bere gjyshe, vazhdon te festoje Krishtlindjet dhe festat e tjera, ashtu sikurse i festonte edhe kur vete ishte e re. “Bashkeshorti im eshte mysliman dhe kur u martova une, zakonet e fese vazhdonin te ndiqeshin. Mendova se tashme une do te festoja vetem festat e bashkeshortit tim, por kjo nuk ndodhi asnje here pasi ne familjen time, ka nje harmoni ku festohen te gjitha festat, si ato myslimane ashtu edhe ato te krishtere”, thote Thomaidha. Per te, 25 dhjetori, lindja e Krishtit eshte nje rast jo vetem per te shkuar ne kishe e per te ndezur nje qiri, por edhe per te festuar. Thomaidha paraditen e djeshme ka shkuar ne kishe, ka thene lutjet qe Zoti t’iu mbroje te dashurit e pastaj jane kthyer ne shtepi per te pritur te aferm e per te shkembyer urimet. Ajo ka ardhur ne Tirane nga Korca dhe sipas tradites, Thomaidha ka pergatitur pervec te tjerave, petulla dhe grure qe besohet se jane gatuar edhe diten kur lindi Jezusi. “Ne si zakon kemi qe deri ne daten 24, festojme Kershendellat. Kjo ka te beje me nje menyre te ruajturi ne ushqime, ku cdokush duhet te jete me i kujdesshem. Nderkohe, qe diten e krishtlindjeve, tavolina duhet te jete plot. Ne zonen time gatuhet mishi i gicit, peshku, embelsira te ndryshme, zihet miser, qerohen arrat dhe nje sere gatimesh te tjera, por ajo qe nuk leme pa gatuar asnjehere, eshte berja e petullave, qe ne e kemi tradite edhe kur na lind nje femije ne shtepi. Edhe ne Krishtlindje kjo eshte nje tradite”, nenvizon Thomaidha. Por per te kete vit, teper e rendesishme ka qene edhe festimi i Krishtlindjeve ne nje kishe te re, ne nje shtepi te re te Zotit per besimtaret Ortodokse ne kryeqytet. “Tirana e kishte te domosdoshme ngritjen e kesaj kishe, pasi me shtimin e popullsise nga viti ne vit, Kisha te Rruga e Kavajes, po behej gjithnje e me e vogel”, thekson 64 vjecarja. Edhe pse festa e krishtlindjes, eshte per te bashkuar familjen, ne kete dite Thomaidha dhe bashkeshorti i saj jane vetem, pasi femijet, niperit e mbesat, i kane emigrante ne Itali dhe France dhe njesoj si mijera familje te tjera shqiptare ne kete dite feste, marrin vetem urimet me telefon. Nderkaq, shume familje te tjera kane pasur me shume fat, pasi iu jane kthyer femijet nga vendet ku qendrojne emigrante dhe Krishtlindjet jane nje moment bashkimi, qe e ben festen me te bukur.
Krishtlindje, quhet lindja ne mish e Zotit
Betlehemi eshte qyteti i lindjes se Krishtit para dy mije vjetesh, i cili erdhi ne jete, ne nje kasolle. Ne sherbesat, qe i paraprijne Krishtlindjes, lexohen pjeset e Dhiates se Vjeter rreth Lindjes se Krishtit, duke theksuar profecine e Mikeas, e cila e parathote Bethlehemin, si vendlindjen e Shpetimtarit dhe profecite e Isaise rreth ardhjes dhe karakterit te Mesias: “Vete Zoti do t’ju jape nje shenje: Ja, nje virgjereshe do te mbetet shtatzene dhe do te linde nje femije, te cilin do ta quajne Emanuel, qe do te thote Perendia eshte me ne”. Krishtlindja (edhe "Kershendellat" apo shkurt "Kshnellat", nder besimtaret katolike), eshte nje feste fetare e krishtere. Te krishteret e festojne cdo vit me 25 dhjetor ditelindjen e Jezus Krishtit; ne kishat e Lindjes festohet me 7 janar, per shkak te kalendarit Julian. Pas Pashkeve eshte festa me e rendesishme per te krishteret. Ditelindja e Krishtit (24-25 dhjetori), eshte thjeshte simbolike, dhe nuk eshte menduar te jete data e vertete e lindjes se Tij. Rendesia e dites se Krishtlindjes, nisi te rritet dalengadale pas kurorezimit te Karlit te Madh ne vitin 800, diten e Krishtlindjes. Sot, dita e Krishtlindjes kremtohet me shfaqjen e skenes se lindjes se Krishtit, pemen e Krishtlindjes, shkembimin e dhuratave dhe Kartolinave, familjen e bashkuar.