Leçe, kapet gomonia me marjuanë, ndalohet beratasi
Guardia di Finanza e Leçes ka bllokuar 400 kg marijuanë dhe ka vënë në pranga një 35-vjeçar nga Shqipëria. Mediat italiane kanë raportuar se droga vinte nga Shqipëria dhe kishte për destinacion Italinë. Ndërkohë korrieri i drogës ka qenë një shtetas shqiptar nga Berati, i cili ka tentuar tu largohej autoriteteve italiane që e kishin pikasur në det.
Pas ndjekjes së gjatë nga ajri dhe deti, mjeti lundrues, 7.5 metra i gjatë dhe me dy motorrë, mundi të izolohet. Mediat italiane bëjnë me dije se droga kap vlerën e 2 milionë eurove, ndërsa mbi korrierin e drogës rëndon akuza e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Beratasi është dërguar në burgun e Leçes ku do të përballet me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike, ndërsa sasia e drogës u sekuestrua në cilësinë e provës materiale nga karabinieria e Leçes.
26 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)
Leçe, kapet gomonia me marjuanë, ndalohet beratasi burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP