Besimtaret e krishtere festuan Krishtlindjen
Mijera besimtare te krishtere shqiptare po festojne sot Krishtlindjen, nje nga ditet me te rendesishme te fese se tyre. Nga mesnata dhe ne oret e para te dites, katolike dhe ortodokse u mblodhen ne objektet e tyre te kultit, per te ndjekur ceremonialet festive dhe per te uruar njeri-tjetrin. Udheheqesit fetare organizuan meshat e Krishtlindjeve, duke u kerkuar besimtareve te mbrojne varfrit dhe te bashkepunojne ne paqe per nje jete me te mire. Drejtuesi i kishes katolike per Tiranen dhe Durresin, imzot Rrok Mirdita, tha ne fjalen e tij ne katedralen e Shen Palit se Krishti lindi per te ndihmuar njerezit e thjeshte, larg luksit te titullareve te perkohshem, dhe se besimtaret duhet te te ruajne lidhjet me Krishtin ne cdo kohe. Harmonia e bashkejetesa mes komuniteteve fetare eshte nje nga tiparet dalluese te shoqerise shqiptare, dhe toleranca fetare eshte nje nga vecantite me te spikatura te saj. Besimtaret respektojne traditat e njeri-tjetrit ndersa festat fetare te secilit besim perfshijne gjithe qytetet.
RROK MIRDITA
“Dinjiteti njerezor buron nga misteri i Krishtit perpara dhe permbi cdo te drejte ligjore. Prandaj, kush beson ne Krishtin nuk mund te neperkembe dinjitetin njerezor. Ky dinjitet nuk eshte i mbeshtetur ne nje rol, as ne nje perkatesi sociale, as ne aftesi te vecanta, por ne natyren njerezore te krijuar nga bashkimi i Zotit me njeriun”.
JANULLATOS
Le ta lusim fort Zotin, “Perendine e dashurise” ne keto festa te Krishtlindjeve qe te orientoje mendimet tona drejt kesaj forme durimi, por mbi te gjitha, ta beje kete edhe me zemrat tona. Dhe “Dielli i drejtesise”, fitimtar do te shndrise perseri brenda reve te zeza, per te ndricuar dhe per te ngrohur zemrat tona”.
NISHANI
Presidenti i Republikes, Bujar Nishani, publikoi dje nje mesazh urimi per Krishtlindjet. “Kjo dite e shenjte e kalendarit te krishtere, rilind ne zemrat e mbare besimtareve perjetime te gezimit dhe te shpreses per te ardhmen, ku te gjithe, me deshire e besim, bashkohemi ne qellimet me fisnike e ne vlerat me te larta njerezore”, - tha Nishani.
TOPALLI
“Mesazhi i kesaj dite, paqja per njerezimin”
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Coba Topalli uroi dje shqiptaret per festen e Krishtlindjeve. Ajo vizitoi seline e re te Kishes Ortodokse Autoqefale, ku u takua me Kryepeshkopin Anastas Janullatos, i cili ne respekt dhe gezim te kesaj dite i dhuroi botimin e Kodikeve te Korces, te cilet datojne ne shekullin e dhjete. “Krishtlindjet jane festa me e gezueshme, vecanerisht per femijet dhe se mesazhi i kesaj dite, eshte paqja per te gjithe njerezimin”, - tha Topalli e cila vizitoi dhe seline e Kishes se Shen Pjetrit, ku shkembeu urimet me Rrok Mirditen.
BASHA
“Mbaresi ne zemrat e gjithe shqiptareve”
Kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha, ka uruar sot te gjithe besimtaret e krishtere me rastin e Krishtlindjes. Zoti Basha dhe bashkeshortja e tij ishin sot ne Arqipeshkvin e Metropolit Tirane-Durres, kishen autoqefale ortodokse dhe kishen ungjillore. “Ne kete dite kaq te bukur ne kryeqytetin e Shqiperise, dua t’u uroj te gjithe shqiptareve, gezuar Krishtlindjen” dhe sjellte shpirti i kesaj feste, edhe me shume paqe, dashuri dhe mbaresi ne zemrat e cdo shqiptari, ne cdo vater shqiptare dhe anembane trojeve tona!” - uroi kryebashkiaku Basha
KRYEMINISTRI BERISHA
Shefi i Qeverise uroi dje te gjithe besimtaret e krishtere, katolike dhe ortodokse, te krishteret Ungjillore, por edhe te gjithe shqiptaret me rastin e Festes se Krishtlindjeve.
Ai percolli mesazhet e tij te urimit nepermjet vizitave te bera ne Katedralen e re Ortodokse “Rinngjallja e Krishtit”, Katedralen e Shen Palit, si dhe ne Kishen Ungjillore (Protestante) ne Tirane, i shoqeruar edhe nga bashkeshortja e tij zonja Liri Berisha.
KRYESOCIALISTI RAMA
Kryetari i PS, Edi Rama, ka uruar nga qyteti i Korce te gjithe shqiptaret, duke theksuar se eshte e nevojshme nje rilindje per te gjithe. Ai ka vizituar seline e klerit ortodoks ne Korce, ku eshte takuar me perfaqesuesit e kesaj kishe dhe ku ka uruar te gjithe besimtaret, por edhe gjithe popullin shqiptar. Kryesocialisti ka vizituar me pas edhe komunitetin katolik te Korces ku eshte shprehur se ka gjetur nje atmosfere shume mikpritese.