E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shkodër, pas 20 vitesh pritje rehabilitohet rruga që lidh fshatrat Dragoç dhe Kullaj

TIRANË, 20 mars/ATSH/ Investimet në infrastrukturë në zonat rurale të Shkodrës po krijojnë kushte sa më të denja për banorët.

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ndau sot në rrjetet sociale pamje nga puna për zgjerimin e rrugës në Postribë.

“Në Postribë, rrjeti i investimeve në infrastrukturë zgjerohet me 1,6 km rrugë rurale. Rruga që lidh fshatrat Dragoç dhe Kullaj, pas 20 vitesh pritje, tashmë është realitet për këtë komunitet”, tha Beci.

Banorët e kësaj zone shprehen se “ka pasur nevojë me vite që të shtrohet rruga. Kjo rrugë nuk është prekur prej 20 vitesh. Pas kërkesës që bëmë kjo rrugë po shtrohet sipas standardeve”.

“Nëse kërkesat që kemi bërë bashkia i plotëson, besoj se çdo i ri ka për të punuar në zonën e tij”, tha një banor.

Ky projekt është pjesë e një pakete investimesh që përfshin rikonstruksionin e 24 rrugëve rurale dhe urbane në territorin e bashkisë Shkodër.

/k.s/ /r.e/ /a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›