E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, përplasen dy motoçikleta, 1 vdes, tjetri plagoset

SHKODËR- Aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri. Ngjarja është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, si pasojë e përplasjes së dy motoçikletave.

Sipas burimeve të policisë së Shkodrës viktima është shtetasi Kolec Molla, 69 vjeç dhe i plagosur ka mbetur Eduard Gjeka.

Policia bën me dije gjithashtu se të dy personat e përfshirë në aksident ishin nga fshati Rrjoll i komunës Velipojë.

Ndërkaq, blutë e Shkodrës kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e këtij aksidenti.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›