Shembet ura 300-vjeçare e Shën Prodhonit në Voskopojë
KORCE- Dëmtohet urashek ullore e Shën Prodhonit në Voskopojë, monument kulture i kategorisë së parë. E ndërtuar rreth 300 vjet më parë, kjo vepër arti po shkon drejt shkatërrimit të plotë për shkak të pandërgjegjshmërisë operatorëve turistikë dhe drejtuesve të mjeteve e tonazhit të rëndë, të cilët shkelin rregullat e qarkullimit dhe udhëtojnë mbi këtë urë të vjetër. Mjetet e tonazhit të rëndë që kalojnë çdo ditë mbi këtë urë si dhe autobusët me turistë kanë dëmtuar kalldrëmin, duke sjellë edhe një shembje në bazamentin e saj. Alarmi është dhënë nga krerët e Drejtorisë së Monumenteve të Kulturës në Korçë, të cilët kanë kërkuar marrjen e masave urgjente për bllokimin e saj, pasi ura rrezikon të shembet. Ura me harqe është shpallur monument kulture për specifikat e saj dhe kohën e hershme kur ajo është ndërtuar, ndërsa është tepër e rrallë për sa i përket anës arkitektonike. Kreu i Drejtorisë së Monumenteve, Vasillaq Kolevica, në një intervistë dhënë për “Gazeta Shqiptare” e cilëson dëmtimin e urës shekullore si një akt vandal.
Si është dëmtuar ura Shën Prodhonit, e cila është edhe monument kulture i kategorisë së parë?
Papërgjegjshmëria e operatorëve të ndryshëm turistikë që shoqërojnë turistët në zonat më të vizitueshme të Voskopojës janë duke dëmtuar seriozisht urën e Shën Prodhonit, e cila është një ndër vlerat më të rëndësishme kulturore të Korçës për vetë arkitektonikën e saj dhe kohën e ndërtimit. Aktualisht një pjesë e urës është shembur, ndërsa po rrezikohet seriozisht e gjithë ura. Jo vetëm operatorët turistikë, por edhe mjetet e tonazhit të rëndë nga ana tjetër janë duke shkelur rregullat e qarkullimit dhe udhëtojnë mbi një urë të vjetër, e cila është edhe monument kulture i kategorisë së parë. Në fakt është e ndaluar me ligj që këto mjete të udhëtojnë aty, por mosndërgjegjësimi i këtyre njerëzve po çon në shkatërrimin e vlerave kulturore.
Është ngritur ndonjë grup pune në terren dhe nëse po, çfarë kanë konstatuar specialistët?
Sigurisht që po. Specialistët kanë konstatuar dëmin kolosal të kësaj ure, por ende nuk ka një përllogaritje në shifra. Ata kanë vënë re që një pjesë e bazamentit është shembur, ndërsa ka edhe plasaritje të dukshme në pjesën fundore të saj, që përbën rrezik serioz për këtë urë. Ne si drejtori kemi bërë denoncim, ndërsa ka nisur procedimi penal për personin, i cili shkaktoi dëmtimin e urës. Presim që ai të riparojë urën.
Sa i rrezikshëm është kalimi i mjeteve të rënda mbi këtë urë?
Kjo që po ndodh në urën shekullore të Voskopojës është një akt vandal. Nëse vijon kalimi i mjeteve të rënda dhe operatorëve turistikë, ura do të shembet fare. Por ne nuk mund të tolerojmë një situatë të tillë.
Cilat janë masat që ka marrë Drejtoria e Monumenteve në Korçë në lidhje me rastin në fjalë?
Urgjentisht kërkojmë ndalimin e qarkullimit të mjeteve të tonazhit të rëndë mbi urë. I kemi kërkuar ndihmë edhe komunës, e cila na është përgjigjur pozitivisht, në të kundërt kjo urë do të bllokohet totalisht, pasi përbën një rrezik të vërtetë edhe për personat që udhëtojnë aty, krahas monumentit kulturor, i cili po degradon nga momenti në moment. Nga ana tjetër do të bëjmë dhe projektin për riparimin e urës, pasi siç e thashë është monument kulture i kategorisë së parë dhe ka vlera të rralla kulturore dhe historike.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)