E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, pezullohen zgjedhjet në komunën Shalë

Procesi zgjedhor, i cili duhet të kishte nisur në orët e para të mëngjesit në Komunën Shalë, është pezulluar. Mësohet se shkak i këtij pezullimi kanë qenë problemet me komisionerët. Përfaqësuesit e PS-së, që nuk kanë pranuar zhvillimin e zgjedhjeve, duke pezulluar procesin e votimit në komunën e Shalës.
 

Në fakt procesi ka nisur që herët në mëngjes me probleme, ku baza materiale e cila duhet të ishte që në orët e para, është dërguar me vonesë nga KZAZ-ja 42, që ndodhet në qytetin e Shkodrës.
 

Ndërkohë që në fshatin Theth shumë banorë janë drejtuar për të votuar, por janë përballur me dyert e mbyllura të Qendrave të Votimit, ndërsa komisionerët presin materialet zgjedhore.
 

Forcat e policisë kanë shprehur gadishmërinë e tyre për ruajtjen e sigurisë në Komunën Shalë dhe Shllakë, ku procesi ka filluar dhe vijon normalisht. Janë 6 qendra votimi, ku po vijohet votimi, kutitë e të cilave nën orën 19:00 do t`i dërgohen KZAZ-së, Nr. 42 në Shkodër, ku do të zhvillohet procesi i numërimit.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›