E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, vijon normalisht votimi në Finiq

Procesi i votimit në komuat e Sarandës, vijon të zhvillohet normalisht. Edhe në komunën e Finiqit, ku në mëngjes votimi ka filluar me vonesë për shkak të një incidenti të vogël, vijon normalisht pa asnjë incident dhe pa asnjë problem.
Në njërën prej qendrave të votimit në fshatin Vrion, procesi i votimit ka nisur në orën 09:00 të mëngjesit, sepse kryetari i Komisionit të Qendrës së Votimit kishte prishur vulën. Ky ka qenë shkaku kryesor, që nisja e procesit të votimit ka zgjatur, deri në mbërritjen e vulës së re nga Tirana.
Vula është ndërruar në orën 09:00 të mëngjesit, kur helikopteri nga kryeqyteti ka dërguar vulën e re, kur dhe ka filluar votimi në këtë zonë.
Deri më tani procesi i votimit në këto fshatra vijon normalisht. Në procesin e rivotimit të ditës së sotme janë 5200 votues, që do të votojnë në 7 qendra votimi.
Komunat ku po zhvillohen zgjedhjet e pjesshme, ditën e sotme janë komunat Shllak, Shalë, Pishaj, Mollas, Kolsh, Finiq, Komuna Qendër-Skrapar, komuna Armen, Paper dhe Zall-Dardhë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›