E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krimi në familje, bababi vret djalin 15-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në rrethin e Lezhës, teksa një 15-vjeçar është vrarë nga babai i vet.

Rreth orës 04.05, në fshatin Torovicë, komuna Balldre, rrethi Lezhë, në banesën e tij, shtetasi Ndue Nik Stomiçi, i datëlindjes 11.01.1968, lindur në Dukagjin, rrethi Shkodër, e banues në Torovicë, rrethi Lezhë, ka vrarë me armë zjarri djalin e tij, shtetasin N.Stomiçi, i datëlindjes 1996, bëri të ditur policia.

Ende nuk dihen motivet e krimit të rëndë, ndërkohë që policia tashmë ka arrestuar autorin e vrasjes së djalit të tij dhe ka nisur hetimet për të zbardhur vrasjen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›