E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, plagosen tre persona, në kërkim autori

Tre persona u plagosën me armë zjarri pas një konflikti të ndodhur në një lokal në lagjen "Skënderbeg" të qytetit të Shkodrës.Sipas policisë së Shkodrës Kastriot Mëhilli, Tonin Lisi dhe Ndoc Mirashi kanë qenë duke pirë në një lokal të kësaj lagjeje, kur gjatë një konflikti të çastit, një person që ndodhej në lokal, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre, duke u shkaktuar plagë të rënda.Të tre personat kanë marrë plagë të rënda, por dy prej, Ndoc Mirashi dhe Kastriot Mëhilli, janë në gjendje të rëndë dhe u dërguan në Spitalin Ushtarak në Tiranë.
Policia është vënë në ndjekje të personit të dyshuar që ka qëlluar mbi këta persona.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›