E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër,grinden në lokal, tre të plagosur

Policia tha se ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit. Njëri prej 3 të plagosurve është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar në Spital Ushtarak. Policia nis hetimin për zbardhjen e ngjarjes. 

SHKODER- Tre të rinj janë plagosur pas një konflikti banal që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Shkodrës. Sipsa policisë ngjarja ndodhi në një lokal të këtij qyteti dhe të plagosurit janë Ndoc Mirashi,Tonin Lisi dhe Katsriot Mhilli. Njëri nga të plagosurit në gjendje të rëndë për jetën është dërguar urgjentisht në Spital Ushtarak në Tiranë. Policia po punon për zbardhjen e autorëve dhe të motiveve të ngjarjes ndërsa mësohet se gjatë konfliktit janë përdorur edhe armë zjarri.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›