Lavrov:Rusia nuk ka ndryshuar qëndrim për Kosovën

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, është shprehur se Rusia nuk ka ndryshuar qëndrim përsa i përket çështjes së Kosovës dhe se ende mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë. "Përsa i përket problemit të Kosovës, në ende qëndrojmë tek rezoluta 1244 e Kombeve të Bashkuara. Gjithashtu, nuk jemi tërhequr nga pozitat e përkrahjes se Serbisë në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të saj", ka thënë Lavrov në një konferencë për shtyp, pasi ka biseduar me ministrin e Jashtëm serb, Vuk Jeremic. Sipas Ria Novosti, kryediplomati rus ka përgënjeshtruar kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, i cili kishte deklaruar se edhe Rusia do ta njihte Kosovën e pavarur. "Besoj se Thaçi është konfuz me dëshirat dhe realitetin ku jeton. Thaçi nuk ka kompetencë për të bërë një deklaratë të tillë për Federatën Ruse", ka theksuar shefi i diplomacisë ruse Sergei Lavrov. Në një intervistë për gazetën beogradase "Politika", Thaçi kishte parashikuar se Rusia do të përkrahte proceset pozitive në Kosovë dhe do të njihte pavarësinë e saj në një të ardhme të afërt.