"Ora e Debatit":Të jesh analist, status apo profesion?
Askush nuk e mohon se për shkak të peshës dhe autoritetit analistët dhe opinionistët shqiptarë janë shpesh epiqendra e kritikës së opinionit publik. Duke mbledhur gazetarët dhe komentatorët më të njohur të viteve të fundit, emisioni "Ora e Debatit" ka tentuar të hedhë dritë mbi të vërtetat e një profesioni që mbart kaq shumë pushtet në median shqiptare. Përreth dy ore, analistët Mustafa Nano,Mero Baze,Andrea Stefani dhe ish ministri Luan Rama kanë debatuar mbi përqasjen e shoqërisë shqiptare me analistët. Por ashtu sikunder opinioni publik ka preferencat dhe kritikat e tij ndaj personaliteteve të kësaj fushe, edhe në emisionin e gazetarit Alfred Peza ka patur debate mbi rolin dhe peshën reale të komenteve dhe analizave. Analisti Mustafa Nano u shpreh se ai nuk e konsideron veten analist dhe se është i prirur nga opinionet. "Analiza është diçka e ndryshme nga opinioni,tek opinionisti nuk mund të kërkosh paanësi,ndërsa tek analisti,po.Sipas tij, analistët nuk janë përdorur nga padronët e medias, ndërsa gazetarët po". Sipas tij,ka një numër komentatorësh dhe oponionistësh që ka kontakte me politikanë, por shpesh këto kontakte ndikojnë në humbjen e "nervit" të komentatorit. "Tek gazetari duhet të kërkohet pavarësi,jo paanshmëri",theksoi Mustafa Nano. Sipas botuesit të gazetës "Tema",Mero Baze,në shtypin shqiptar nuk gjendet ende profesioni i analistit, dhe termi i analisitit është i keqpërdorur në median shqiptare. "Ne jemi komentatorë, vijmë nga gazetaria e përditshmë dhe fakti që u krijua një listë emrash që duhet t'i besojnë njerëzit erdhi për shkak se kishim punuar për gjithë këtë kohë si gazetar",u shpreh ai. Sipas Bazes "Në Shqipëri ka një përpjekje për të degraduar etiketimin e analistit ."Një komentor nuk mund të shkruajë një editoarial pa mbajtur qëndrim, dhe kjo duhet kuptuar", shtoi ai.Analisti Andrea Stefani deklaroi se në Shqipëri ka një tendencë për të degraduar etiketimin e analistit, që vjen nga politika, pas rritjes së ndikimit të rolit të analistit në këtë fushë. Sipas Stefanit njerëzit i besojnë më shumë politikës sesa analisitit, ndaj dhe shpesh analistët fyhen. "Ka sulm në bllok ndaj analistëve, që në fakt është një sulm ndaj fjalës së lirë", theksoi ai. Sipas Andrea Stafanit komentatorët politikë janë ata që tentojnë përtej pronarëve dhe politikës. "Politika bën presion ndaj opinionistëve. 18-vjet pasi u shemb komunizmi politikanët bëjnë presion ndaj gazetarëve në format më shqetësuese, dhe kjo veçanërisht ndodh me kryesocialistiin Rama", theksoi Stefani. "Ne kërkojmë lirinë e profesionit tonë. "Ka analaistë që janë shërbëtorë të politikës,por ka analistë që kanë bindje të njëjta me forcën e majtë apo të djathtë", theksoi ai.Luan Rama, ish gazetar dhe ish-ministër, aktualisht Sekretar i Marrëdhënieve me Publikun në LSI, u shpreh se "Profesioni i gazetarit duke qenë në sytë e publikut ka rriskun të jetë edhe i paragjykusr edhe i vlerësuar". Sipas tij, politikanëve nuk u vjen mirë kur shkruhet kundër tyre, kur ata kritikohen. "Raporti që vendos gazetari për t'i dhënë publikut një opinion që synon të ndikojë publikun, e kufizon rrethin e atyre që janë kundërshtuar dhe zgjeron rrethen e atyre që gazetari ka aleatë në misionon e asaj që publikon", shtoi Rama.Sipas Luan Ramës, politika kërkon që t'i bëjë aleatë analistët. "Problemi është sa e ruajnë këta analistë dinjitetin personal përballë politikës", theksoi ai. Sipas gazetares Desada Metaj,mes analistëve ka emra që nuk e meritojnë këtë etiketim. "Analisttët shkruajnë dhe japin intervista në më shumë fusha nga sa ata mund të kenë njohuri, dhe kjo mund të jetë e tepruar", tha ajo.
Kështu emisioni i gazetarit Alfred Peza mes debatit dhe analizës solli një dimension më real dhe më të plotë të botës që rrethon njerëzit që ne lexojme përditë në shtypin shqiptar.
Pyetjes së sondazhit nëse më të besueshëm janë politikanët apo analistët, 38.7% votuan për politikanët dhe %61.3 për analistët.