Shkoder plagoset me arme nje 40-vjecar
Një 40-vjeçar, lindur dhe banues në lagjen “Guerrile” të qytetit te Shkodres, është plagosur me armë zjarri nga persona akoma të paidentifikuar.
Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur për ATSH-në se ngjarja ndodhii sot në lagjen “Guerrile”, ku mbeti i plagosur 40 vjeçari Zamir V. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet e duhura proceduriale e hetimore në lidhje me ngjarjen, ndërkohë që po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të krimit.
Sipas policisë, materialet proceduriale do t’i dergohen për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të “Vrasjes të mbetur në tentativë” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake”, ndërkohë që i dëmtuari aktualisht ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Shkodër jashtë rrezikut për jetën.