E Diel, 1 Nëntor 2026

David Cohen Shqiperia vend i sigurt per investitoret izraelite

Ambasadori izraelit në Shqipëri z. David Cohen ka zhvilluar një rradhë vizitash në qytete të ndryshme shqiptare për të parë mundësi bashkëpunimi mes tyre dhe Izraelit. Z. Cohen është pritur në Gjirokastër prej kryetarit të bashkisë dhe autoriteteve vendore. Gjatë takimit janë diskutuar mundësi bashkëpunimi mes Izraelit dhe Gjirokastrës në fushën e turizmit, agrikulturës dhe industrisë së teknologjisë së lartë. Duke folur për mediat ambasadori e ka cmuar Shqipërinë një vend të sigurtë për investitorët izraelitë dhe një destinacion të lakmueshëm për turistët izraelitë.

“Une mendoj tha mes te tjerash ambasadori se mundësite e bashkëpunimit mes Izaraleit dhe Gjirokastrës mund të jetë në shumë fusha kështu Gjirokastra mund të jetë një potencial turistik për njërëzit që vijnë nga Izraleli këtë vit. Agjensite turistike izraelite e kanë përfshirë Shqipërinë për herë të parë këtë vit në listën e guidave të tyre keshtu që izraeliteët janë përgjatë rrugës së tyre drejt Gjirokastrës .Ne ndeshëm shumë prej tyre në Berat. Këto grupe do të vijnë këtu derti në mes të vjeshtës. Gjithashtu ne I kemi bërë thirrje Tiranës të dërgoje në Izrael njërëz për të promovuar turizmin shqiptar atje. Unë mendoj se Shqipëria dhe Izraeli mund të bashkëpunojmë në agrikulturën modern sepse Izraeli është shumë I zhvilluar në këtë pikpamje dhe kur them argikultura moderne dua të them se vetem 2 % e krahurt të punës në vendin tim merret me agrikulture dhe ata plotësojnë nevojat e vendit dhe eksportojnë. Kryetari I Bashkisë më dha disa ide të tjera me të cilat ne duhet të punojmë dhe ti zhvillojmë psh idenë e binjakëzimit mes qyeteve në Izrael dhe Gjiroakstër . Unë do të doja gjithashtu të bashkëpunonim në industrinë e teknologjisë së lartë, sepse nuk e ndjejme krizën e 2008 falë industrisë së lartë teknologjike, por që kjo të behet e mundur duhet të ndërhyjnë dhe politikat kombëtare

Pyetjes nëse situata e trazuar politike në vend mund të cënonte sezonin turistik veror z.Cohen është përgjigjur se:

“ Ne e dimë se Shqipëria është një vend demokratik dhe situata politike nuk po reflektohen në turizëm. Ne izraelitet e njohim Shqipërinë si vend demokratik prej më shumë se 20 vitesh. Ne e konsiderojme atë një vend në Nato dhe shumë pranë BE. Unë i thashë kryetarit të bashkisë , ka vijuar Cohen se 63 shqiptarë njihen në Izralel si shpëtues të jetës së hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe ky është numri më i madh i ndihmës ndaj Izraelit në raport me popullsinë. Gjithashtu hebrenjtë lexojnë librat e Ismail Kadaresë dhe e niohin shumë mirë Shqipërinë dhe besën e shqiptarit", ka thënë në fund të intervistës së tij Ambasadori i shtetit të Izraelit në Shqipëri.

Delegacioni ka vizituar më pas qendrën historike të qytetit, ndërsa ndalesa e rradhës do të jetë Saranda.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›