E Diel, 1 Nëntor 2026

Operacioni GOMSIQE sekuestrohen lende narkotike arrestohen 2 persona

Dje në orët e pasdrekes, nga Seksioni Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Qarku Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Pukë, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “GOMSIQE”, ku u bë mundur arrestimin në flagrance të shtetasve :

1. Zamir Puka, 34 vjeç, lindur e banues në qytetin e Pukës,

2. Florin Pal Nikaj, 40 vjeç, libdur e banues në fshatin Qafë-Qerret të rrethit Pukë.

Arrestimi i tyre u bë pasi po dje me datë 04.07.2011, në bazë të informacioneve të marra nga Seksioni Kunder Narkotikeve në D.P.Q.Shkoder dhe falë një operacioni të oragnizuar ne bashkepunim me sherbimet e Komisariatit Policisë Pukë, në vendin e quajtur Qafë-Qerret, të rrethit Pukë, u bë e mundur ndalimi i mjetit tip Mercedes me targa TR 7787 E, në pronesi të shtetasit Florian Nikaj, ku gjatë kontrollit të ushtruar, në trupin e shtetasit Zamir Puka u konstatua një paketë cigare me mbishkrimin MERIT, brënda së ciles ndodhej një sasi prej 26.6 gr bimë narkotike kanabis sativa, në gjëndje të tharë, gjithashtu poshtë sediljes së pasagjerit u konstatua një qese, brënda secilës ndodhej një sasi prej 37.2 gr fare kanabis sativa, dhe një qese plasmasi me një sasi prej 3 gr pluhur i bardhë të dyshuar si lëndë narkotike Kokainë.

Sa më sipër u kryen veprimet e duhura proçeduriale, materialet në ngarkim të shtetasve Zamir Puka dhe Florin Nikaj iu kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë, për vepren penale “Prodhim dhe mbajtje lendesh narkotike”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›