E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore- Mbremje turistike mes plazhit dhe lokaleve te qofteve

Shëtitja e mbrëmjes në qytetin bregdetar tashmë është një traditë e kahershme. Një xhiro buzë detit, duket se është një nga kënaqësitë më të mëdha, jo vetëm për vlonjatët, por edhe për pushuesit.

Për fat të keq, qyteti bregdetar nuk ka asnjë shëtitore apo rrugë për këmbësorët, ndërsa projketi për zgjerimin e aksit nga Skela tek Uji i Ftohtë duket se do të mbesë gjatë në letër, duke e ngushtuar kështu mundësitë e xhiros në një trotuar, rreth 3 metër të gjerë, ku shkëmbehen gjatë mbrëmjes me mijëra njerëz.

Përpos ngushtësisë së trotuarit, aksi i vetëm i shëtitjes buzë detit, një problem për pushuesit dhe vetë vlonajtët mbetet ngushtimi i hapërsirave publike përgjatë bregdetit.

Një masivizim i kioskave dhe lokaleve në lulishtet buzë detit ka ngushtuar kështu mundësinë për të pushuar apo për të qëndruar në një stol për të apasionuarit e xhiros, pasi lulishtet, por edhe hapësira e bregdetit është mbishtuar me lokale, apo kioska të cilët kanë vendosur karrige. Problem nuk mbetet këtu, pra thjesht ngushtimi i hapësirave publike, por edhe ato që ata tregtojnë. Kështu mbrëmja e shëtitjes buzë detit nga Skela në afërsi të Shkollës së Marinës ka disa lokale, të cilët pjekin qofte në mes të plazhit duke shkaktuar tym dhe ndotje të ambientit, por edhe bezdi për ata që qëndrojnë buzë detit për ajër të pastër mbrëmjeve.

Shumë qytetarë shprehen për Abc news se kioskëzimi i plazhit dhe tymrat e shkaktuara nga lokalet sezonal janë vërtet një problem që duhet zgjidhur. Ata bëjnë përgjegjës Bashkinë duke kërkuar në të njëjtën kohë më shumë hapësira publike.

Gjithsesi këtë sezon turistik, një modë e re e të bërit biznes në Vlorë janë kioskat, të cilat janë vendosur në cdo cep të qytetit dhe plazhit, ku përvec funksionit kanë krijuar edhe lokale në ambientin përreth.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›