E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder, plagoset me thike 51 vjecari

Nje 51 vjecar eshte plagosur me thike mbremjen e sotme ne qytetin e Shkodres, nga nje person tjeter qe eshte larguar menjehere nga vendngjarja.

Lajmin e bejne te ditur burime policore lokale, sipas te cilave personi i plagosur eshte shtetasi Skender Sinanaj.

Sipas burimeve, ai eshte goditur me thike nga shtetasi Edmond Spahia, per motive ende te panjohura.

Burimet shtojne me tej se agjentet e kriminalistikes kane filluar hetimet per zbardhjen e ngjarjes dhe kane shpallur ne kerkim autorin e krimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›