Shkodër, plagoset natën një person, identifikohen autorët
I zune prite para baneses dhe e qelluan me arme per ta vrare. Plumbi fatmiresisht e merr ne kembe dhe 33 vjecari shpeton. Policia dyshon se shkak eshte bere nje konflikt i meparshem mes tyre
SHKODER-Një person është plagosur dje në mbrëmje në Shkodër ndërsa janë identifikuar dy autorët e ngjarjes së rëndë. Dyshohet se shkak është bërë një konflikt i mëparshëm mes dy personave.
Ka qënë ora 22:00 kur në 33 vjecari Besmir Hasanaj po kthehej me motorr në banesën e tij në lagjen “Ahmet Haxhia”, kur dy persona tashmë të identifikuar nga policia, Dritan Vreto Zamir Anamli të moshës rreth 30 vjec, që i kishin zënë pritë kanë qëlluar me armë në drejtim të tij. Si pasojë Hasanaj ka mbetur i plagosur në këmbë dhe aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Të dy autorët e krimit janë larguar menjëherë nga vendngjarja në drejtim të paditur pasi kanë kujtuar se e kanë eliminuar shënjestrën e tyre. Policia nisi menjëherë hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe nga provat e mbledhura paraprakisht dysheohet se Hasanaj dhe Vreto e Anamli kanë patur një konflikt të mëparshëm mes tyre, konkretisht mes të plagosurit dhe një të afërm të Dritan Vretos. Madje dyshohet se dhe plumbat që lanë të plagosur 33 vjecarin të kenë dalë nga arma e Vretos. Sipas policia ngjarja ndodhi për hakmarrje. Vazhdon kërkimi për kapjen e dy autorëve të plagosjes.
(d.b/BalkanWeb)