E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkodër, plagosi dy persona. Në pranga një 34- vjeçar

Arrestohet në Shkodër një 34 vjeçar për plagosjen e dy të rinjve. Helidon Sokoli u kap në flagrancë nga uniformat blu pasi ishte shpallur në kërkim për plagosjen e 21 vjeçarit Gj. Marashi dhe 24 vjeçarit A.Vatnikaj.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në lagjen “3 Heronjtë”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Plepit” kur pas nje konflikti te çastit, per motive te dobeta, Sokoli qelloi me pistolete ndaj të rinjve dhe më pas u largua nga vendngjarja. Të plagosurit u dërguan në Spitalin Rajonal të Shkodrës ku ndodhen jashtë rrezikut për jeten.

Materialet ne ngarkim te shtetasit Helidon Sokoli i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor ne Shkoder per veprat penale te “Vrasje me dashje e mbetur ne tentative” dhe “Mbajtje pa leje te armeve te zjarrit”.

Azhornuar së fundi ( e enjte , 08 prill 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›