Maqedoni, takohen partitë kryesore takohen
SHKUP-Sot në Maqedoni do të zhvillohet një takim i drejtuesve të partive kryesore.
Takimi do të duhet të ketë në fokus reformat në gjyqësi, por subjekte politike kanë paralajmëruar të shtrojnë çështje të tjera për diskutim.
PDSH-ja në opozitë, ka paralajmëruar se nuk do të marrë pjesë në këtë takim.
Praktika e takimit të liderëve partiakë, filloi në Maqedoni, para disa vjetësh kur vendi kalonte kriza të thella politike, dhe të cilat kishin për synim koordinimin e veprimit politik.
Tani, thonë vëzhguesit, kjo praktikë më shumë përdoret si argument përpara syve të opinionit, si atij të brendshëm ashtu dhe të jashtëm, se skena politike ka komunikim të ndërsjellë, por në fakt qëndrimet e partive nuk janë të përafërta për shumë çështje.
Liderët e forcave kryesore parlamentare do të duhet të diskutojnë reforma në gjyqësi, për të cilat kërkohen ndryshime kushtetuese, ç'ka nënkupton dy të tretat e votave në parlament.
VMRO DPMNE, që është partia kryesore qeverisëse, ka sygjeruar këto ndryshime. Ajo thotë se Këshilli Gjyqësor, që është një institucion që del nga kushtetuta dhe që duhet të garantojë pavarësinë e gjykatave, duhet të pavarësohet edhe më shumë.
Propozimi është që Ministri i Drejtësisë të mos të jetë pjesë e këtij këshilli, si tani, dhe mandati i gjykatësve në këshill, të zvogëlohet nga 5 në katër vjet.
Por subjektet e tjera politike paralajmëruan çështje tjera për diskutim.