Mitrovice,serbet sulmojne me gure dy shqiptare
MITROVICE- Dy shqiptarë janë sulmuar dhe keqtrajtuar nga një grup serbësh në veri të Kosovës. Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive në Kosovë (KMDLNJ) njofton se ngjarja ndodhi dje në Lagjen e Boshnjakëve “7 Shtatori”, në Mitrovicë. Mësohet se dy të rinjte Zenun Mustafa 26 vjeçar dhe Blerim Mustafa 28-vjeçar banorë të Lagjes “Kodra e Minatorëve” janë sulmuar nga një grup serbësh.
Në një momenti 28 vjecari ka arritur të shpëtojë dhe i është drejtuar dy policëve që ruanin në urën kryesore të lumit Ibër. Por këta të fundit nuk kanë pranuar të ndërhyjnë duke deklaruar se nuk ishte detyrë e tyre,thuhet në komunikatën e KMDLNJ-së.
Qendra e KMDLNJ-së në Mitrovicë, e dënon ashpër këtë sulm dhe kërkon nga organet e rendit dhe drejtësisë që kryerësit e këtyre sulmeve të arrestohen sa më parë dhe të vihen para drejtësisë.
Edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, e ka konfirmuar rastin për median kosovare por sipas tij asnjë pjesëtar i policisë nuk ka qenë i pranishëm në rastin kur dy qytetarët janë sulmuar me gurë nga të rinjtë serbë.
Hoti mohon deklaratën e KMDLNJ-së, duke thënë se policia u ka ofruar ndihmë të lënduarve, ku njërin nga ta e kanë dërguar në qendrën mjekësore për trajtim. Ndërsa thotë se asnjë pjesëtar i policisë nuk ka qenë i pranishëm në rastin kur dy qytetarët janë sulmuar me gurë nga të rinjtë serbë.
(s.g/BalkanWeb)