Kosove, OKB:Kujdes me zbatimin e strategjise ne veri
LONDER- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon u ka kërkuar autoriteteve të Kosovës që të jenë të kujdesshme në zbatimin e strategjisë për integrimin e veriut, të banuar me shumicë serbe.
Në raportin e tij të rregullt për Kosovën, ai ka tërhequr vërejtjen për mundësinë e rritjes së tensioneve ndëretnike në veri të vendit, nëse strategjia nuk zbatohet në mënyrë transparente dhe në dialog me komunitetet.
Sekretari i OKB- së e ka cilësuar situatën në veri të Kosovës si të ndjeshme dhe u ka bërë thirrje autoriteteve të Prishtinës që problemet në këtë pjesë të vendit t’i adresojnë në paqe dhe me dialog. Kjo duke pasur parasysh rrethanat specifike atje dhe shqetësimet e komuniteteve.
“Jam i shqetësuar për mundësinë e rritjes së tensioneve që do të shkaktoheshin në veri të Kosovës, nëse strategjia për veriun nuk do të zbatohet nga Prishtina në kushtet e transparencës dhe dialogut me komunitetin vendas dhe aktorët tjerë relevantë”, është shprehur kreu i OKB-së.
Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm, që do të diskutohet në Këshillin e Sigurimit në muajin maj, përfshin periudhën dhjetor-mars, gjatë së cilës Zyra Civile Ndërkombëtare dhe qeveria e Kosovës kanë hartuar një strategji me të cilën synohet shuarja e strukturave paralele serbe në veri dhe vendosja e autoritetit të Prishtinës atje.
Plani është kundërshtuar ashpër nga Beogradi dhe nga serbët lokalë të cilët kanë thënë se do ta pengojnë zbatimin e saj.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka vlerësuar se mesazhi i z.Ban përkon me vizionin e qeverisë së tij për integrimin e serbëve në jetën institucionale të Kosovës.
“është një mesazh mbështetës për Kosovën, për strategjinë dhe një mesazh që përputhe plotësisht me vizionin dhe qëllimin tonë për të komunikuar dhe integruar të gjitha komunitetet”, është shprehur z.Thaçi.
Raporti i Sekratarit të Përgjithshëm të OKB-së, shpjegon se UNMIK-u nuk është konsultuar dhe as nuk është pjesë e strategjisë së Prishtinës për veriun e Kosovës.
Zoti Ban vlerëson se publikimi i planit për veriut ka përshpejtuar dinamikën e bisedimeve për veriun, ndërsa përmend edhe deklaratat e udhëheqësve kosovarë se nuk do të ketë zbatim të dhunshëm të strategjisë.
Sekretari i Përgjithshëm thekson edhe qëndrimin e shprehur nga komuniteti serb, që i ka kërkuar misionit evropian EULEX dhe KFOR-it të mbajnë qëndrim neutral ndaj statusit të Kosovës.
Ndërkohë Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar në Kosovë, Pieter Feith ka thënë se zbatimi i strategjisë për integrimin e veriut do të kërkojë kohë dhe durim.
(bbc/BalkanWeb)