E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, plagosje e rëndë me thikë pranë konviktit të Pyjores

SHKODËR – Në orët e mbrëmjes një plagosje e rëndë me thikë ka ndodhur pranë konviktit të Shkollës Pyjore në Shkodër.

Autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është studenti Shkëlzen Merturi, ndërsa i plagosur në gjendje të rënë ka mbetur Agim Doçi.

Policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar të ngjarjes, ndërsa sipas hetimeve paraprake dyshohet se plagosja të ketë ndodhur pas një konflikti të çastit mes tyre.

Vijojnë hetimet nga ana e policisë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe evidentimin e motiveve të plagosjes së rëndë në qytetin e Shkodrës,

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›