E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, po luante me ciften, vetëvritet 9-vjecari

SHKODËR- Një 9-vjecar ka mbetur i vetëvrarë aksidentalisht me armë gjahu në Shkodër. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme në fshatin Bardhaj të këtij rrethi.

Sipas policisë, 9- vjecari Elhad Sula ka qënë duke luajtur jashtë një stalle bagëtish, pranë banesës së tij me një armë gjahu, cifte, e cila është shkrepur aksidentalisht, duke sjellë vdekjen e menjëhershme të fëmijës.

Pranë 9-vjecarit ka qenë edhe vëllai i tij, i cili ka shpëtuar mrekullisht. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë.

(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›