Protesta e opozitës ndalohen 20 aktivistë në Shkodër
SHKODER- Njëzet aktivistë të Partisë Socialiste janë ndaluar sot në qytetin verior të Shkodrës, në lidhje me protestën e madhe që opozita zhvilloi në Tiranë më 14 maj. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp një ditë pas protestës, policia informoi se në përfundim të tubimit, një grup prej 40 – 50 protestuesish goditën me gurë e sende të tjera të forta, punonjës të policisë, të cilët ishin të planizuar me shërbim për mbarëvatjen e tubimit. Për pasojë, ishin plagosur lehtë 5 (pesë) punonjës policie, të cilët kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndalimet, individuale, në qytetin e Shkodrës janë kryer për llogari të forcave të rendit të kryeqytetit, dhe janë shoqëruar menjëherë drejt Tiranës ku do të merren në pyetje dhe në lidhje me protestën e 14 majit. Policia e Shkodrës konfirmoi se ndalimet janë bërë pas verifikimeve të pamjeve filmike të protestës dhe ndaluarit janë shoqëruar në polici me motivacionin “Goditje të forcave të rendit“.
(s.g/balkanWeb)