E Diel, 1 Nëntor 2026

GREVA E URISË, AMABSADORËT INTELEKTUALËT DHE DEMOKRACIANga Rrapo Hajredin Danushi. Kryetar i Shoqatës Kombëtare të të Shpronësuarve “Pronësi me Drejtësi” Lidhur me grevën e urisë të deputetëve socialistë dhe të përkrahësve të tyre që prej 10 di

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

GREVA E URISË, AMABSADORËT INTELEKTUALËT DHE DEMOKRACIANga Rrapo Hajredin Danushi. Kryetar i Shoqatës Kombëtare të të Shpronësuarve “Pronësi me Drejtësi”

Lidhur me grevën e urisë të deputetëve socialistë dhe të përkrahësve të tyre që prej 10 ditësh po zhvillohet para Kryeministrisë dhe Parlamentit, një grup artistësh dhe intelektualësh u shprehën kundër saj. Ajo që është shqetësim I imi dhe gjithë njerëzve të ndershëm, është fakti se në këtë grevë urie është futur edhe një kirurge, përfaqësuese e pronarëve të ligjshëm, që nuk ka lidhje as me Partinë Socialiste dhe as me Partinë Demokratike ose parti të tjera, por proteston me grevë urie që dikush në Kryeministri ta dëgjojë se prona e familjes së saj prej 18 vjetësh po mbahet peng nga kryetarët e Komisionit të pronave dhe të Agjensisë së pronave; se lifji shkelet me të dy këmbët se ajo pronë shfrytëzohet nga politikanët dhe pushtohet nga ndërtimet paleje dhe shteti nuk zbaton as vendimin e Gjykats së Lartë dhe as atë të Strasburgut. Si ka mundësi që këta intelektualë që dalin kundër grevës dhe kjo është e drjta e tyre, të heshtin para kësaj situate. Të nderuar intelektualë, politikanë dhe ju përfaqësues të trupit diplomatik, që përfaqësoni vlera dhe kulturë demokratike mos heshtni. Kryeminstri Sali Berishe, që vuan nga deliri I triumfit dhe është futur në një rrugë pa krye po vazhdon të thellojë anarkinë e pronës. Ju drejtoj kët Apel : Që shqipëria të mos shkaterrohet, duhet që në mënyrë urgjente të guxoni të ngrini zërin që të respektohet e drejta e pronës siç përcakton kushtetuta dhe të vendoset drejtësia në drejtësi.

Ambasdori Lohan deklaroi se hyrja në BE është e gjatë dhe e vështirë dhe kjo është e vërtetë. Ambasadori i SHBA rekomandoi për zhvillimin e turizmit, edhe kjo e parë e shkëputur është e vërtetë por asnjëri nga këta nuk ka thënë një fjalë për anarkinë e pronës. Ju dhe të gjithë Ambasadorët e institucioneve ndërkombëtare të akredituar në Shqipëri e dini mirë se në çdo vend demokratik kushtetuta zbatohet dhe se ligjet që bien ndesh me kushtetutën konsiderohen NUL juridik. Njerëzit e mençur e dinë mirë se nuk mund të ketë demokraci një shtet që nuk respektohet e drejta e pronës së trashëguar, se ai shtet shkatërohet në shumë drejtime. Këtë rrugë antikushtetuese e ka mbështetur edhe Vendimi I Gjykatës Kushtetuese për legalizimin pa bërë dallime të ndërtimeve të kudraligjshme përfshi edhe ato të bëra nga persona të tretë në tokat e pronarëve të ligjshëm. Më vonë Sali Berisha me mentalitetin e tij vicioz po e zgjeron më tej, për interesa elektorale dhe klanore. Nëse disa nga intelektualët sot po detyrohen të heshtin, ndërkombëtarët duhet të tregojnë vlerat e tyre.

I drejtohemi edhe nje herë vemendjes së ambasadorit të BE, të OSBE, ttë SHBA dhe gjithë ambassadorëve të akredituar në Shqipëri që tju shpjegojnë por dhe të verifikojnë politikanët tanë të djathtë e të majtë, nga Presidenti i Republikës i nderuari zoti Bamir Topi që të kenë preokupimin kryesor të punës së tyre që të korigjohen veprimet që pas vitit 1991 bien ndesh me nenin 181 të Kushtetutës dhe me kërkesën e përcaktuar në nenin 191 të dokumentit ne 11115 dt 20.12.2006 të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Eshtë jetike që të gjithë të distancohen nga qëndrimi antipronar I Kryeministrit Sali Berisha

Me bindjen se demokracia fillon kur prona do ti kthehet të zotit, dhe kompensimi të parashikohet për pronat e tjetërsuara për nevoja publike sipas parimeve të mësipërme, i lutem redaksisë të ribotojë të plotë PETICIONIN e akademikëve dhe personaliteteve te spikatura te shkencës, artit dhe kulturës, Ylli Popa (Prof.Dr. Kryetar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë), Pandeli Çina ( Prof. Dr. Kardiolog ), Farudin Hoxha ( N/Kryetar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë ), Andonaq Londo ( Dekan i fakultetit të Ing. Mekanike), Marenglen Spiro ( Rektor i Universitetit të Tiranës), Eduard Sulstarova (Sekretar Shkencor i Akademisë ), Afrim Karagjozi, Agim Shehu ( hartograf, As. Prof. dr. ), Shefqet Hoxha ( Mesues i Popullit), Sherif Delvina ( Mesues i Popullit), Ramadan Sokoli (Studiues i artit dhe kulturës popullore), Anesti Kondili (Prof.dr., Dekan i Fakultetit të Mjeksisë, Tiranë. ), Halil Sykja (Prof. dr. Fakulteti i Shkencave të Natyrës), Pirro A. Totozani (Avokat), Pirro Mani ( Regjizor, Artist i Popullit ), Sezai Braho ( Prof. Dr. Fakulteti i Mjeksisë), Vasilika Hysi (Dekane e Fakultetit të Drejtësisë ), Flamur Tartari (Prof. dr. Antar i Akademisë Shkencave New Jork), Tom Nikolla (rapsod popullor), Xhevahir Spahiu (poet, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve), Fatmir Frashëri ( Mjeshtër i Merituar i Sportit ), etj etj. Ky peticion që ju drejtua institucioneve drejtuese të vendit në Shtator 1999, u botua dhe u mbështet nga të gjitha mediat, por ra në veshin e shurdhër të politikanëve. Sot në Maj 2010, ai është edhe më aktual, pasi anarkia e pronës është përkeqësuar dhe Peticioni i akademikëve që ishte paralajmërim për drejtuesit e shtetit në vitin 1999, për të sotmit është shuplakë, që të mos e shkatërrojnë vendin e tyre.

Ja cfarë thotë akademikët sipas botimeve në Zeri Popullit, Rilindja Demokratoke, Republika etj etj, ne shtator 1999

PETICION

Presidentit të Republikës së Shqipërisë, z. Rexhep Mejdani

Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, z. Skënder Gjinushi

Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, zotit Pandeli Majko

Deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Të nderuar Zotërinj,

Demokracia dhe shteti i së drejtës kërkon kthimin e pronës tek i zoti, i shpronësuari nga diktatura, duke zbatuar Kushtetutën në fuqi dhe Konventat Ndërkombëtare.

Me ndjenjën e përgjegjësisë qytetare patriotike, Ju drejtohemi të shqetësuar për gjëndjen e krijuar sot në Shqipëri, ku shteti shqiptar nuk po angazhohet për zbatimin e Kushtetutës dhe të Konventave Ndërkombëtare në fuqi, për “Të drejtat dhe liritë e njeriut” lidhur me pronën e trashëguar, të shpronësuar me dhunë nga regjimi i diktaturës.

Kushtetuta e sotme e Republikës së Shqipërisë i vë detyrë Kuvendit që të nxjerrë ligje për rregullimin e drejtë të çështjeve që lidhen me shpronësimet dhe konfiskimet e kryera gjatë regjimit komunist. Vonesa në zbatimin e kësaj norme kushtetuese është ndër faktorët kryesorë që po gërryejnë sot shoqërinë shqiptare, ku mungon paqja sociale dhe lulëzojnë krimi, korrupsioni, klanet dhe arbitrariteti në organet e shtetit dhe të drejtësisë, si rrjedhojë e mos respektimit të të drejtave themelore të njeriut dhe të drejtës së pronës private të luajtshme e të paluajtshme.

Duke pasur parasysh se demokracia dhe shteti i së drejtës është shtet i drejtësisë, i paqes dhe i harmonisë sociale, prona private e grabitur me dhunë nga diktatura nuk mund dhe nuk duhet të trajtohet si kategori politike për fushata elektorale të partive siç po veprohet. Situata e sotme e mbrujtur me ideologji të urrejtjes e të luftës famëkeqe të klasave, vazhdon të nëpërkëmbë dhe të dëmtojë shtresat shoqërore, të cilat gjatë regjimit komunist në Shqipëri ishin padrejtësisht më të goditurat.

Ligjet e deritashme të periudhës së pluralizmit, që me mangësitë dhe shtrembërimet e tyre bënë të mundur pasurimin e disa individëve me pronat që shteti i diktaturës ua kish grabitur pronarëve të ligjshëm, duke i quajtur ato “prona të shtetit”, janë goditja më të rëndë që iu bë dhe vazhdon t’i bëhet demokracisë së brishtë shqiptare. Këto ligje, të cilat bien ndesh me normat morale, me Kushtetutën dhe me Konventat Ndërkombëtare, janë pengesë për zhvillimin e demokracisë në Shqipëri.

Me qëllim që të ndreqen gabimet dhe të plotësohen mangësitë në legjislacion dhe të zbatohet Kushtetuta në fuqi, kërkojmë angazhimin tuaj që të veprohet me përparësi për:

Kthimin e pronës private tek i zoti duke zbatuar pa vonesë dhe pa mëdyshje Kushtetutën.

Deri në kthimin e pronës tek i zoti, të merren masa ligjore për pezullimin e veprimeve praktike të deritanishme për ato ligje dhe akte normative, që bëhen pengesë arbitrare për kthimin e pronës ose për kufizime e gjymtime të saj me artifice juridiko-formale. Shfuqizimin e dispozitave që përcaktojnë kthimin e pronës me kufizime, si dhe administrimin nga shteti dhe nga institucionet shtetërore akoma të pronave të ish-pronarëve me emërtimin “PRONE E SHTETIT” me qëllim që ajo tu caktohet individëve të tjerë (pa asnjë titull pronësie) në përdorim, me qira, ose sipas interesave klanore, duke i mohuar kështu të shpronësuarit, të drejtën e tij të ligjëshme mbi pronën e vet, veprime këto që përbëjnë shkelje flagrante të Kushtetutës.

Të nderuar Zotërinj, Problemi i zgjidhjes së pronësisë në Shqipëri, është shumë më i lehtë, nga sa e paraqesin politikanët, që synojnë të pasurohen ose të përfitojnë padrejtësisht. Zgjidhja e këtij problemi kyç për sistemin e demokracisë në Shqipëri bëhet vetëm me një angazhim serioz dhe vullnet të sinqertë nga ana e drejtuesve të shtetit shqiptar. Peticioni ynë është vazhdim i kërkesave të njëpasnjëshme të bëra nga forcat demokratike, që nga viti 1991, për të arritur me mjete demokratike vendosjen e demokracisë së vërtetë, realizimin e orientimit euroatlantik të Shqipërisë, stabilizimin e rendit dhe qetësisë. Shprehim bindjen se Ju, së bashku me patriotë të tjerë me ndjenjë përgjegjësie qytetare; me shoqatat dhe forcat demokratike brenda e jashtë vendit, do të na mirëkuptoni dhe do të bashkoheni me shqetësimin tonë.

I falenderoj përsëri nënshkruesit e këtij Peticioni dhe i bëj Apel Trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri, politikanëve të ndershëm si dhe artistëve e intelektualëve që kanë nënshkruar këto ditë apelin për të ndalur grevën, të shprehen per mjeken kirurge që vullnetarisht është futur në grevë me qëllim për ta pastruar çibanin qe po shkaterron Shqiperine. Pa pasur si objektiv kryesor edhe problemin e prones çdo politkan që do të flasi për futje në Europë dhe për demokraci duhet ta dijë se mashtron popullin ose është edhe vetë i mashtruar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›