E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, polici vret kolegun, kapet autori

SHKODER- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kryebushat pak kilometra larg qytetit të Shkodrës. Të dhënat e para nga ngjarja, të cilat janë tepër të rezervuara bëjnë të ditur se dy punonjës policie kanë mbetur të vdekur brenda në rajonin e policisë së Kryebushatit. Të dhënat e para, ( për momentin) bëjnë të ditur se dy policët kanë qëlluar në drejtim të njëri tjetrit rreth orës 14. 40 minuta, pas një sherri mes tyre, i cili mund të ketë ndodhur për motive të dobëta. Nga të dhënat paraprake mësohet se dy policët e patrullës kanë qëlluar ndaj njëri tjetrit. Mësohet se Tom Jakimi ka gjetur vdekjen ndërsa është ende e paqartë fati i policit tjetër Ramiz Ademi. Fillimisht u tha se edhe Ademi kishte mbetur i vdekur, por të dhënat e dyta tregojnë se ai mund të jetë plagosur.
Nisin hetimet. Drejtori i Policise se qarkut te Shkodres niset drejt vendit te ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›