E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, policia e shtetit kallëzon dy drejtues të pushtetit lokal të PD-së

Policia e Shtetit ka kallëzuar dy drejtues të pushtetit lokal në qarkun e Shkodrës. Ramadan Likal, 45 vjeç kryetar i Bashkisë Koplik dhe Faz Shabaj, 62 vjeç, kryetar i Komunës Postribë akuzohen për Shpërdorim detyre dhe Falsifikimit të dokumenteve pasi kanë lëshuar vërtetime te falsifikuara për persona të ndryshëm se janë në hasmëri, me qëllim që ata të aplikonin dhe përfitonin në mënyrë të padrejtë azil në Belgjikë. Të dy këta drejtues janë zgjedhur nga Partia Demokratike.

Qytetar nga Shkodra pasi kanë marrë këto vërtetime kanë aplikuar për azil me argumentimin se janë në konflikte dhe në gjakmarrje.

Vërtetimet e lëshuara nga dy drejtuesit e pushtetit lokal sipas policisë nuk janë të mbështetura në ndonjë bazë ligjore dhe  në shumicën e rasteve janë të falsifikuara, pasi personat për të cilët ishin lëshuar këto vërtetime nuk figurojnë të jenë në hasmëri apo gjakmarrje.

Policia e Shtetit ka administruar gjithashtu dhe të gjithë dokumentet  e Sekretarit t렠Shoqatës Misionarët e Paqes dhe Pajtimit të Gjaqeve të Shqipërisë me qendër në Shkodër pasi kjo shoqatë ka lëshuar gjithashtu vërtetime për azilkërkuesit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›