E Diel, 1 Nëntor 2026

Brukseli apel politikes shqiptare te nise puna per reformen zgjedhore

Brukseli i kërkon dy partive të mëdha të Shqiperise te nisin sa më shpejt punën për reformën zgjedhore. Eurodeputetët Hannes Sëoboda dhe Doris Pack thonë se komisioni parlamentar për reformën elektorale duhet të ngrihet përpara muajit dhjetor, ku do të mbahet edhe mbledhja e Këshillit të Bashkimit Europian. Numri dy i grupit socialist në PE, Hannes Sëoboda thotë se reforma zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR është një nga kriteret kryesore politike të rikërkuara në raportin e Komisionit Europian.

Edhe Doris Pack e Grupit politik të Partive Popullore të PE mendon se duhet punuar së bashku për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Sipas saj, shembujt e bashkëpunimit nuk mungojnë, pavarësisht se rezultatet nuk kanë qenë ato që priteshin.

Parlamenti Europian kërkon që puna për reformën elektorale të fillojë sa më shpejt. Në muajin dhjetor, Bashkimi Europian do të ketë mbledhjen e rradhës dhe politika shqiptare ka më shumë se një muaj kohë për të gjetur gjuhën e përbashkët për ndryshimin e ligjit aktual zgjedhor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›