E Diel, 1 Nëntor 2026

Legjislacioni elektoral sjell ne Tirane delegacionin Komisioni i Venecias- ODIHR

Një delegacion i përbashket i Komisionit të Venecias dhe ODHIR do të nisin sot një vizite pune dy ditore në vendin tonë.

Sic bën të ditur zyra e shtypit e ministrisë së Jashtme, vizita e delegacionit ka për qëllim hartimin e një opinioni të përbashkët të Komisionit të Venecias dhe ODHIR, lidhur me përmirësimet që mund t’i bëhen legjislacionit elektoral dhe praktikave zgjedhore në vend, bazuar kjo në kërkesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Keshillit të Europës.

Delegacioni do të kryesohet nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës, Tomas Markert. Ndërkaq edhe zyra e shtypit e Këshillit të Europës teksa konfirmon vizitën, citon se delegacioni do të takohet me kryeministrin, kryetaren e parlamentit, ministrin e Punëve të Jashtme, përfaqësues të partive politike, autoritete të tjera kombëtare dhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar të pranishëm në Shqipëri.

Në fund të vizitës, delegacioni ka planifikuar një Konferencë për gazetarët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›