Shkodër, policia parandalon një vrasje për hakmarrje, 3 në pranga
SHKODËR- Policia e Shkodrës në bashkëpunim me forcat speciale RENEA ka parandaluar në kohë atë që mund të ishte plaga e radhës e hakmarrjes në veri.
Uniformat blu bëjnë me dije se falë operacionit të koduar ‘Shënjestra 3 ’ u bë e mundur parandalimi i një vrasje dhe kapja e arrestimi në flagrancë 3 shtetasve.
Arrestimi i Ndue Tonaj 68-vjec, Prekë Ndue Tonaj 36-vjec, dhe Ndoc Prela 44-vjec u arrit pasi në sajë të hetimeve u zbulua se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, po përgatiteshin të vrisnin për motive hakmarrje, një nga pjestarët e familjes Hasanaj, banues po në Shalë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shetatit Ndue Tonaj, në fshatin Vuksanaj, Shalë, u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i një sërë provash materiale përfshirë, 5 armë zjarri dh një sasi të konsiderueshme municionesh.
Gjithashtu në oborrin e banesës së këtij shetatsi u gjëtën dhe u sekuatruan në cilësinë e provës matëriel dhe 20 rrënjë bimë narkotike cannabis sattiva dhe një qese, ku brënda ndodheshin një sasi farash të bimëve narkotike cannabis sattiva.
Ndërsa në banesën e Prekë Tonaj, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësina e provës materiale 1 armë zjarri dhe një pasaportë fallco me emër të shtetasit Nikë Lulaj.
Materialet në ngakim të të lartpërmendurve do i kalojnë për ndjekje të mëtejshem Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale të ‘Sigurimi i kushetve dhe i mjeteve për të kryer një vepër penale –vrasje’, ‘Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëvë e municioneve luftarake’, ‘Deklaratë të rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore’ si dhe ‘Kultivimi i bimëve narkotike’.
(e.m/BalkanWeb)