Certifikatat, Aleanca Kuq e Zi: Shteti të reagojë ndaj kërcënimeve te OMONIA-s
TIRANË-Aleanca Kuq e Zi ka reaguar sot rreth skandalit të certifikatave në Gjirokastër. Ndërsa shumë banorë në këtë qytet po përballen me refuzimin e certifikatave nga konsullata greke pasi në to është shënuar nënshtetësia dhe jo kombësia, OMONIA vlerësoi një ditë më parë duke cilësuar tendencioze çështjen e formatit të ri të certifikatave. Sipas saj, heqja e kombësisë është shkelje e hapur e të drejtave të minoritetit.
Por, Aleanca Kuq e Zi ka reaguar fort kundrejt kësaj deklarate të OMONIA-s duke e cilësuar atë si shantazh të hapur politik, ndërsa i ka kërkuar shtetit shqiptar të mos lejojë cënimin e integritetit të shqiptarëve.
“OMONIA të mos kërcënojë shtetin, kërkesat e bëra janë të pabazuara në ligj. Certifikata e re nuk është genocide, genocide do të ishte falsifikimi I kombësisë që synonjnë ata. Këto certifikata janë të njëjta me të Evropës dhe në to nuk ka asgjë të paligjshm. Shteti te reagoje dhe te mos lejojë të cënohet integriteti pasi Shqipëria është një vend Sovran.”, citoi Aleanca Kuq e Zi rreth cështjes së certifikatave të gjendjes civile në Gjirokastër.
(d.b/BalkanWeb)