E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, prangoset polici i antidrogës për trafik droge

Uniformat blu kanë vendosur në pranga një polic të antidrogës së Shkodrës për favorizimin e dy kultivuesve lëndëve narkotike, gjithashtu të arrestuar. Policia ka siguruar provat hetimore për akuzat. 

SHKODËR – Efektivat e policisë kanë vendosur në pranga një nga oficerët e antidrogës, në Policinë e Shkodrës. Së bashku me 34-vjeçarin Guri, është arrestuar edhe Fajton Kurtaj, 26 vjeç, dhe Ndriçim Fikaj, 34 vjeç, të dy lindur e banues në Shkodër dhe akuzuar për “Kultivim të lëndëve narkotike”.
Arrestimi i oficerit Shpëtim Guri, u bë me akuzën që rëndon mbi të lidhur me favorizimin e disa nga kultivuesve të hashashit në zonat e qytetit të Shkodrës. Arrestimi i Gurit dhe dy të tjerëve u realizua mbrëmjen e djeshme gjatë operacionit të koduar “Bliri” ku është dokumentuar me përgjime e prova të tjera, implikimi i oficerit, në një rrjet lidhjesh me kultivues të lëndës narkotike.
“Gjatë hetimit të kësaj çështjeje ka rezultuar se punonjësi i policisë, shtetasi Shpëtim Guri, me detyrë specialist i seksionit të Luftës Kundër Drogës, ka konsumuar elementët e veprës penale të “shpërdorimit të detyrës”, duke ju garantuar mbrojtjen për kultivimin e rreth 7000 rrënjëve të bimëve narkotike dy të ndaluarve të tjerë”, thuhet në deklaratën e ardhur nga Policia e Shtetit. Hetimet për zbulimin e këtyre lidhjeve të Gurit me kultivuesit e Drogës, janë në vazhdim e sipër. Shpëtim Guri që prej vitit 2005 punonte si oficer në policinë e Shkodrës.
(a.s/Balkanwb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›