E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji i dosjeve, Bumçi: PS nuk jep konsensus

Në minutazhin e debatit të lirë Bumçi ka deklaruar se opozita nuk kërkon të bashkëpunojë për reformat në vend, pasi sipas tij nuk po jep konsensusin për ligjin e dosjeve. 

TIRANË - Deputeti i Partisë Demokratike Aldo Bumçi ka reaguar ashpër ndaj opozitës për ligjin e dosjeve. Në minutazhin e debatit të lirë Bumçi ka deklaruar se opozita nuk kërkon të bashkëpunojë për reformat në vend. “Ligji për dosjet duhet të ishte votuar sot në parlamentin shqiptar por Partia Socialiste nuk ka vullnet të japë konsensusin”, deklaroi Bumçi. Më tej deputeti i maxhorancës tha se PS duhet të kalojë këtë projektligj pasi ka të bëjë me pastërtinë e fugurës politike, gjë për të cilën sipas tij opozita ka frikë.
Kohë më parë Partia Socialiste kërkoi ngritjen e një grupi kuvendor “ad hoc” i cili të punojë për hartimin e të ashtuquajturit, ligji i dosjeve. Selia e PS është shprehur se duhet marrë mendimi i eksperteve të Këshillit të Europës dhe OSBE për të hartuar një ligj i cili të mos rikthejë debatet e vjetra mes kundërshtarëve politikë.
(a.s/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›