E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkodër, protesta kundër centralit bërthamor

Lëvizja qytetare kundër ndërtimit të centralit bërthamor, ka organizuar një protestë paqësore, së cilët i janë bashkuar qindra qytetarë të Shkodrës. Protesta e sotme në Shkodër përkon me shpërthimin në Cernobil më 26 prill të vitit 1986. 

SHKODER- Lëvizja qytetare kundër ndërtimit të centralit bërthamor, ka organizuar një protestë paqësore, së cilët i janë bashkuar qindra qytetarë të Shkodrës. Protesta ka filluar në bulevradin Zogu i Parë, në formë marshimi. Protestuesit mbanin në dorë parrulla kundër centralit bërthamor, si “Jo centralit bërthamor në Shqipëri” apo “ Të bëhemi aktiv sot që të mos bëhemi radioaktiv nesër” etj.
Një ndër organizatorët e këtij manifestimi, Mentor Bimi i ka bërë thirrje klasës politike që të mos përdori Shkodrën për qëllime politike përmes deklaratave të tyre pro dhe kundër centralit bërthamor. Bimi u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Shqipërisë ti bashkohen kësaj proteste.
Protesta e sotme është ndjekur edhe nga disa media vizive të Malit të Zi, të cilët theksojnë se qëllimi i ardhjes së tyre në Shkodër është për të parë se si studentë dhe organizata shqiptare protestojnë kundër ndërtimit të centralit bërthamor.
Protesta e sotme në Shkodër përkon me shpërthimin në Cernobil më 26 prill të vitit 1986, i cili solli pasoja të rënda në mbarëEuropën.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›